Poezi nga Sonja Haxhia
SA DO DOJA…
S’ do doja të takoja kurrë,
dua të harroj por s’ mundem,
dëshiroj mos të jetoj për buzëqeshjen tënde,
por humb në të.
S’ du as të të shoh,
por s’ pushoj së kërkuari,
të ndiej sikur je aty,
Dhe kur s’ je…
Mungon si pika e ujit në shkretëtirë
dëshiroj të hidhja tejet, jashtë zemrës,
por rrjënjët jane të ngulura thellë,
më thellë se thellësia e një Oqeani.
Sa dëshiroj të shoh të tjera ëndrra,
por pa ty, s’ ndodh më tjetër
Ëndërroj Ty.
Gjithandej gri
Ç’ kërkon aq larg,
ku moti është vetëm gri,
atje ku rrezet
na përplasin në skaj të Tokës
atje, në atë qytet,
ku të rrembejnë gjithçka
dhe s’ të japin asgjë?
Atje, ku vetëm reaksioni i Kimisë
mund të shpërbëjë
të vërtetën nga shtirja,
atje, ku udhëtimi dihet se si fillon
ndërsa mbarimi jo.
Atje, ku të gjithë duan të udhëtojnë
drejt dritës së praruar,
atje, ku harmonia është virtyt,
në dyluftim të përjetshëm.
Atje, ku zemrat luftojnë ethshëm
dhe ti për dreq, askujt si beson.
***
…beh…ti mbyllim dyert
dhe degjo,ti shi:
Në furtunat tuaja
shtigje ka përsëri,
freskim mendimesh….




























Leave a Reply