Shtatë vjet me revistën e vetme letrare “Qëndresa”…

 

 Bilall Maliqi 11

Nga: Bilall Maliqi

Revista letrare “Qëndresa” është organ i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe është e vetme në gjithë territorin e Krahinës së Preshevës.

Kjo revistë u themelua në vitin 2011, dhe deri më tani janë botuar shtatë numra. Qëndresa është vjetore, del në vigjilje të Referendumit për Autonomi Politiko-Territoriale me të drejtë bashkimit me Kosovën.

Sikurse numrat paraprak, edhe ky numër ka shkrime të lloj-llojshme dhe është gjithpërfshirëse.

17092256_1536376073057976_1783111558_n

Brendia e revistës shoqërohet me shkrime të autorëve të ndryshëm, të cilët sollën për lexuesit e revistës, risi në rrafshe të ndryshme krijuese, si në: poezi, prozë, letërsi botërore, studime, kritika dhe aforizma, të cilat e bëjnë revistën “Qëndresa” atraktive për lexim.

Revista ka këtë përmbajtje të autorëve: Agim Mato, Agron Shele, Avni Shaqiri, Arsim Halili, Bilall Maliqi, Demush Berisha, Dëshira Haxhi, Fatos Rushiti, Ferid Selimi,
Ismet Bajrami, Mejdi Shabani, Mexhid Mehmeti, Nehat Ramizi, Jalldeze Kasumi–Arifi, Jonuz Fetahaj, Luan Maloku, Raimonda Moisiu, Rexhep Abazi, Ruzhdi Berisha, Rrahman Hyseni, Sali Bytyçi, Tahir Dalipi, Veron Dobroshi, Ernest Heminguej, Giovanni Giudici, Dr. Albana Alia, Prof. Mehmetali Rexhepi,  Prof. Migena Arllati, Shefat Ademi, Alixhemal Salihu, Halim Hasani, Linda Agushi, Artina Mehmedi, Fitore Haliti, Marigona Fejzullahu dhe Ramize Halimi.

17094137_1536377729724477_27338986_n

Revista letrare “Qëndresa” për shtatë vjet nga themelimi, ka arritur lexueshmëri solide, dhe është bërë pronë e shumë lexuesve, të bibliotekave tona, dhe të rajonit.

Shfrytëzoj rastin që në emër të redaksisë dhe në emër të lexuesve të kësaj reviste ta falënderoj donatorin kryesor të këtij numri dhe të tre numrave të ardhshëm z. Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, dashamirës i kulturës, atdhetar dhe veprimtari i njohur në rrafshin kombëtar, për këtë ndihmë materiale për « Qëndresën » e cila falë donatorëve të tillë mbijeton dhe ka jetëgjatësi.

Revista letrare “Qëndresa”, është e hapur për bashkëpunim me të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar artistike.

Bilall Maliqi, themelues dhe kryeredaktor

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,766 hits

March 2017
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List