Poezi nga Zhuljeta Grabocka Çina

zhuljeta-grabocka

Poezi nga Zhuljeta Grabocka Çina
 
 
 
Fjalimi im për çmimin “Nobël”
 
Kur u ula të shkruaja poezi
fjalët drejt qiellit i drejtova.
Nuk kam menduar gjithësesi
pushtet mbi botën të ushtroja!
 
Unë të isha dallgë, ju të ishit bregu im,
baticë e zbaticë në amëshim.
Ju i vetmi fron i mbretërimit tim
pa asnjë titull dhe asnjë çmim.
 
Se kisha etje, ju kishit uri
si shpirti juaj nuk gjeja qetësi!
Si mal i rëndë më rëndon në gji
dhimbja që fjalën si foshnjën e lind!
 
Mbi foshnjën, natën e bëj ditë,
si nënat e thjeshta flokë lëshuara!
Në duar mbaj më të madhen poezi
qumështin që “Nobelin” e ka mëkuar!
 
Dhe ndahen çmime me emrin e tij
mes luleve të lëndinave të blerta.
Veç rrahin në gjoks deri në amëshim
fjalët e këngës që na i mësoi nëna!
 
 
 
Dita
 
Shtrati ynë është ende i ngrohtë,
kafja po humbet nën avujt e bardhë.
Puthja ende për të dy e freskët,
dita, oh, sa pak orë mban në krahë!
 
Pemët nga gjethet u zhveshën
foletë e braktisura po ndjejnë mall,
si yjet po shuhen muajt nëpër ditë
më shumë rrudha e thinjë,
mbi ballin e flokët e tu të rrallë!
 
Me shkreptimë rrufeje zjarrin e yjeve e rindeza
verën e vjetër e kërkoj, me ëndje një gotë me ty të zbraz.
Besomëni vetëm në një gotë uji, shpërthen stuhia
në kafazin e brinjëve, zemra ime për ty merr flak!
 
Çdo ditë me një peng të ri po më mbyllet dita
mollën e fundit degëzës po rend t’ia marr.
Të gjej aty diellin e fshehur të stinëve tona
thesarin e zemrës çelur për ty do të mbaj!
 
 
 
Qetësia ime
 
Në majë të gishtave
Mundohem të lëviz
dhe sa hedh një hap
çarçafi i rrëshqet trupit tim
i pa dritë, i përhimtë, i bardhë .
Vetëm drita e syve të mi
Sheh dritë dielli
të digjet nën qerpikët e syve të tu.
 
Nata na mbeshtjell në krahët e gjumit
dhe na çlodh, na frik e na çudit.
Si ogur i bardhë
në ëndrrën tënde
hyj e dal nëpër ditë.
Ajri na ngreh mure
kështjellarë mendimi
strehë shtëpie për të dy.
 
Erdhi koha për t’u zgjuar
Zbardhëllimi i vagëlluar
po bie mbi të njëjtin peizazh.
Si fjalë ngushëlluese
shkoj dritaren e dhomes të ta hap.
Në shpirt po drithërohem
si mund të gdhihem një mëngjes
e vetme pa ty në shtrat!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s