RRËNJËT E SHPIRTIT / Nga: Zana Tako

RRËNJËT E SHPIRTIT

 

14690872_1256206404441724_265965576244487266_n

Nga: Zana Tako

Rrënjët e shpirtit nuk duken por qëndrojnë të ngulura thellë brenda tij. Janë rrënjë që përçojnë dijen, tek bëjnë të mbijnë lastarët që lëshojnë filiza prej diturie, të cilët takohen me dritën, me ndriçimin e saj.
Rrënjët e shpirtit nuk kalben, sepse ushqehen me dritën e dashurisë, e cila përcillet nëpërmjet rrezeve që përshkojnë udhën e shpirtit brenda misterit të ekzistencës, ku jeta formohet nën ritmin e dhurimit të dashurisë në krijim.
Nuk mund të shkulet rrënja e dashurisë e mbjellë nga vetë Dashuria. Krijesa nuk mund të depërtojë brenda kësaj thellësie mendimi, sepse nuk e njeh gjuhën e shpirtit në formimin e tij, por njeh dhuratën e jetës, e cila jetohet në formën e përplotësisë së saj kur kuptojmë çka mbjellim brenda vetes nëpërmjet dijes që përfitojmë. Kjo dije përpunohet pa dallim në mendësi, pa deformim në përfitim, që do të thotë se krijesat në bashkëpunim me dashurinë, nuk e tjetërsojnë mendimin mbi dashurinë dhe veprën e saj, por luftojnë ta ruajnë të pastër e të paprekur prej çdo lloj mendësie që bie ndesh me bukurinë e dhurimit të saj.
Rrënja e shpirtit rrit filiza të shëndetshëm kur dora që e ujit, ujit prej dashurie, e padyshim, veç atëherë rritet trung i fortë e i qëndrueshëm që i reziston kohërave. Degët formohen rreth tij plot gjelbërim, që tregojnë se rrënja gëzon shëndet të plotë, tek ushqehet në formën e përplotësisë në bashkim me dashurinë që udhëheq krijimin.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s