MES POEZISË PERLA E DASHURISË / Nga: Rami KAMBERI

MES POEZISË PERLA E DASHURISË 

 

rami kamberi 1

Nga: Rami KAMBERI

“Dikur….

Botën desha si t’isha perëndeshë
gjithçka në të dhe sipër saj
do gjë që merr fryme dhe vdes
secilën dukuri me fund dhe pa skaj.

Çdo kënd të zbrazët, po me shpresë,
ëndërr që s’ik pa lënë mesazh
e betohet të ringjallet në dritë
njerëzimit t’i fal të ëmblin peizazh.

Mëngjeset e panumërta, bosh
s’i imagjinoj dot pa ty.

Dilema: të rrosh a të mos rrosh
Të stërmbushura me bezdi.”

Të jesh mes poezisë, që mëtojnë të lartësoj piramidën dashuri, pikturuar me shumë poezi, që shfaqen herë si një tërësi e herë të shkëputura nga njëra tjetra, duke e formësuar mozaikun poetik të poetes Nita Beluli, që e emërton librin me poezitë “PERLA E DASHURISË”, mu ashtu siç e dëshiron ta shohë vetë poetja, që në poezinë e parë, të cilën lirshëm mundemi ta quajmë edhe odeon të shpirtit poetik, që banon në zemër të një poeteshe, që ëndërron ta shikon botën si vetë dashuria e saj, që shtrihet sa horizontalisht po aq edhe vertikalisht, mbi shtratin e jetës, ku e bëjnë gjumin e ëndrrave, mbarë njerëzimi.
Një ëndërr poetike dhe, më shumë së dashuri, që na tregon se gjithnjë mes jetës shqiptare, poezia për dashurinë, është fenomen njerëzor i trajtuar më fort si akt jetësor, brengë metafizike e sprovë e ekzistencës kolektive, për më shumë dashuri sesa si dramatikë e zbulimit shpirtëror dhe lirisë individuale.
Dhe, poqë se e lexojmë librin në fjalë me ndjenjë për dashuri, do të shohim se trajtimi i dashurisë në kuptimin poetik, është bërë duke i lidhur dy nivele:
• liria për dashuri individuale dhe,
• liria për dashuri e përcaktuar nga vetë poezia.
Pra, krijimtaria e Nita Belulit, si poete, është e gjerë, por perla kryesore e saj është ndjenja që ajo e ndjenë për dashurinë, kuptohet, sipas poezive që banojnë brenda kopertinave të librit “PERLA E DASHURISË”, një përmbledhjet poetike me një mozaik, që me larushinë e tij, dashurinë e shikon në secilin kënd të jetës dhe, për secilën jetë, që frymon me dashuri.

17155639_826156810866553_9126437024162099108_n

Perla e dashurisë

Nuk gaboj nëse them se poetesha Nita Beluli, me librin e saj “PERLA E DASHURISË”, shënoi kulmin e poezisë për dashuri, duke i rreshtuar vargjet, që si formë dhe si ndjenjë jetike e mbajnë titullin, që jo rastësisht e emërton dhe librin.
Them kështu, ngase çdo varg, shfaqet me një notë të re, duke sjellë freski edhe në lirikën e dashurisë, që e kanë kultivuar shumë poet, të letrave shqipe.
Por, më duket sikur poetesha Nita Beluli, me një thellësi shpirtërore i këndon më shumë se një dashuri tokësore, duke e zhveshur poezinë dashuri nga ajo që jemi mësuar ta lexojmë sipas tradicionales së poezisë shqipe apo më gjerë.
Ngase poetesha Nita Beluli, nuk bënë thirrje për dashurinë, ajo e pasqyron atë si një ndjenjë të jetuar, si një kujtim të gjallë a përjetim të sinqertë, të cilin e jep me thjeshtësinë dhe konkretësinë e lirikës së saj, që e lartëson në perlë dashurie, ku shihet qartë se poetesha me odeonin e shpirtit:
• i këndon dashurisë,
• i këndon natyrës së saj,
• bukurisë së saj.
Pra, poetesha u këndon gëzimeve dhe brengave, që i sjell njeriut një dashuri e përjetuar thellë, si një ndjenjë e bukur, që pasuron jetën e njeriut brenda mozaikut poetik, që unë do ta pagëzoja ANTROPOETIKANITA.
Ngase ajo shkruan për dashurinë si një lirikë e rrallë, frymëzuar nga kujtimi i jetës, që e jeton brenda botës, ku dashuria herë duket dashuri e herë duket si smirë, mes njerëzve, që duan ta jetojnë kohën.
Dhe, për në fund, lirshëm mund të them se poezia “PERLA E DASHURISË” e poetes Nita Beluli, është poezi, që është njëra ndër poezitë më të bukura që kam lexuar mes shumë poetëve, të poezisë së sotme shqipe e më gjerë.
Këtë e them për shumë arsye:
• është një hyrje, për të kuptuar dashurinë
• është një poezi, për mënyrën se si të dashurosh dhe,
• është një poezi, që lejon ta kuptosh ndryshe dashurinë.
Them kështu sepse vetë poezia të detyron, që ta kuptosh se gjuha e kësaj poezia për dashurinë është si një botë e ve 1antë, që e ngreh në nivel të poezisë, vet procesin e krijimit poetik, që rrugëton nëpër faza, që nga frymëzimi e deri tek krijimi i poezisë, që mbetet perlë dashurie

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s