Rapsodi në përfytyrimin tim / Nga Enkelejda Pashaj Murataj

Rapsodi në përfytyrimin tim

 

Nga Enkelejda Pashaj Murataj

I ulur në krye të odës ai thith cigaren dhe mendohet. Kushedi pse? Bota e mendimeve të tij është e gjerë, e bukur, e këndshme se i tillë është dhe shpirti i tij. Me njërën dorë shkund cigaren e me tjetrën përkëdhel lahutën e çiftelinë. Oh sa gëzime, sa emocione i kanë dhuruar ato. Me këngën e tij është bashkuar herë zëri i kreshnikëve, herë zëri i bilbilave, herë zëri i vëllezërve kosovarë e herë oshtima e maleve tona. Eh sa duartrokitje e sa ngrohtësi i kanë dhuruar njerëzit, por dhe ai u ka falur një pjesë nga jeta e tij. Para momenteve të daljes në skenë i është dukur vetja si nxënësi para provimit, por kur dëgjonte duartrokitjet e spektatorëve, i shihte ata të vinin drejt tij pêr ta përgëzuar sytë i mbusheshin me lot gëzimi. Çastet e tij më të bukura do të ishin kur ai me këngën e tij do t’i jepte jetë historisë dhe natyrës shqiptare.
Këto mendon ai tani në prag të pleqërisë. Kujton me nostalgji ato vite e prapë dhe sot nga sytë i rrjedhin dy pika lot, që i lagin faqet e tij të fishkura nga mosha.
Papritmas ndjen se në dhomë kanë hyrë nipat e mbesat. Ai fshin me shpejtësi sekondare lotin me dorë e u buzëqesh atyre. Fytyra e plakut tjetërsohet. Ai menjëherë futet në botën e tyre, i pyet për gjithçka e pastaj nis e u tregon momente nga jeta e tij. Nganjëherë gjatë tregimit, dredh dhe mustaqet me dorë duke nënqeshur. Me këtë nënqeshje ai do të sfidojë pleqërinë.
-Jam i ri -u thotë ai shpesh miqve , nipave e mbesave se shpirti im nuk di të plaket.
Ashtu i ulur mes nipave e mbesave merr lahutën në dorë e ia nis këngës për Gjergj Elez Alinë. Dridhjen e zërit, atë zë aq melodioz do t’ia kishin zili edhe zogjtë e maleve, atë zhdërvjellësi mendimesh do t’ia kishte zili edhe filozofi më i mirë.
Rapsodi për mua është dhe do të mbetet mishërim i gjallë i kulturës shqiptare.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s