Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
PORTRETI YT
 
Në një pikë loti,
pikturova portretin tënd.
Nga përthyerja e dritës deformohej…
 
U mundova edhe mbi një gjethe vjeshte
por më kot,
portreti yt plasaritej
në mijëra e mijëra copa…
 
Portreti i dashur
veç në zemrën time pasqyrohej,
pa deformime e hije…
 
Buzëqeshje e lumtur,
me rreze drite
magjie…
 
 
 
KOHA MODERNE
 
I varur jam,
Në këmbët e kohës moderne,
Tundem andej-kendej,
si një çarçaf i vjetër në ballkon,
pa e kuptuar,
se në ç ‘vit a shekull jetoj,
Kacavirrem me mundimin e Sizifit,
për të arritur në majë,
por s’ më lë graviteti,
poshtë këmbëve të mia,
Është zëri kohës së shkuar,
që pas e lamë, pa lavdi.
Sfinks më duket koha e re,
që më mëson ca gjëra të pabëra.
Sa më shumë,
fjalë të huaja të martoj me gjuhën e nënës,
për tu dukur modern,
Në internet të kem akses,
E në mes të udhes,
Paturpësisht të bëj seks……
 
 
 
***
 
Më lini të fle,
Të bares i qetë në Bulevardin e Ëndrrave,
Nëqoftëse kjo s’ iu vjen për mbarë,
Më zgjoni nga kjo letrargji,
Djajtë, kriminelët e kusarë,
T’ i shoh pa frikë në sy…….
 
 
 
KURVAT DHE SHËN VALENTINI 
 
Madheshtore janë Ato,
Në pritjet elitare plot shkëlqim,
Me velin e pa fafajësisë fytyrën mbuluar,
Në krah të ndonjë deputeti,
që padashur në shtëpi,
ka harruar gruan,
a ndonjë bisnesmeni,
që kokën ta thyen me para,
Për pakëz “dashuri”…..
 
Joshëse janë Ato,
Deri në çmenduri,
Buzë netëve të frikëshme,
E trotuareve të ndyra,
Veshur me të tyren lakuriqësi,
Të përgjerohen e të lusin.
T’ ia blesh ato kilogram mish,
Me lot në sy…..
 
Plasaritur e thyer si qelqe të kristalta,
Ëndrrat e tyre të brishta,
Nëpër motele e shtëpi publike,
Pa njohur kurrë të vërtetën Dashuri,
Pa njohur kurrë ngazëllim,
Pa njohur kurrë Shën Valentin…..
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s