Cikël poetik nga Bedri DULA

 
Cikël poetik nga Bedri DULA
 
 
 
PRITJE…..
 
Ndoshta tërë ditën mua me bije ndërmend vetëm për ty..
Ndërsa ti tretur e shkrirë ndër yje lë prapa diellin valësh
Lumenjët e jetës rrjedhin etshëm e pritja është e gjatë
Si varkë me vela mbi një valë lundroi pellgjeve të thella
Edhe nese mbytem velat e saj në breg do arrinë patjetër
Për të përshendetur ty që vetëm prisje në shtegë pirgu…!
 
Ti nese ke kohë në pakohësinë i shikimeve tretur majave
Vetëm një pikë uji vëre në kështjellën e djegur zemëre sonte
Pritja si mumje në dallgët stuhish velat mbesin prigjëve etur
Dhe ditët vijnë kur ti si zog vrapon pas petaleve të copëzuara
Në shpirtin e dlirë si lule të humbura valësh dritëhije pritjesh
Mbledhi në dhomat e braktisura me kujtime të mbetura malli…!
 
Lotët e dhimbjen fshihje prapa gjetheve të malit diku në fije floku
Në oazën e vetme nëpër shkretirën ku zjarret përthyhen lart yjesh
Vishu në fustanin e kuq më kurorën e grisur dafinash lule vjeshte
Meteoret e shpirtit të vramë reshë shkrihen në gjoksin e zhuritur
Mbretëria jetë është vetëm një çast e pas ikën si hije dallandyshe
Në kopshtin e valëve të shpirtit lë vetëm kujtime në qelqin e krisur..!
 
Ekuilibri i pritjes nëpër shtegun e ballit shndriste fatet lidhur nyje
Nëpër fijet e dredhura flokësh fshihen në kristale ëndrra dashurie
Copët e shëprndara të velëve kafshojnë ofshamët e buzëve zjarri
Diku mbi petale lulesh aromë parfumi digjen si flakë eshke ndezur
Aty ku valët e shpirtit tretën n’trishtime ankthi ujvara kafshon vetën
Pritja brigjeve lulesh të grisura gjethësh në melodinë e zemrës mbytur…!
 
 
 
8 MARSI…!
 
 
Në shkretirën e zhuritur si oazë stolirash mbreteroje
Kopshtin e dashurisë në gërsheta flokesh barte vitesh
Shekujt e dhimjes fshehe nën bebzat e syve grishur
Në zemër ruajte unazën e fatit rrokullisur kthetrave
Duart që përkdhelin thyheshin nëpër shkrepa malësh…!
 
Në zjarre digjeshe e fytyra përsëri buzqeshte etshëm
Lulët e vyshkura ruajte në zemër krenaria nuk thyhej
Vitët rrahën me stuhi motësh në trupin që mbahej selvi
Si qirinjë shkrirë nëpër skuta terri nuk u shua drita jote
Me gërsheta të prera malësorja u këndoj diejve natën..!
 
Në plojën e rrenuar mbolle kajrafilet në ujvarën e jetës gri
Trupin coptuar gozhdash e hije të kishte fustani bardh nusrie
Rrudhat e shpirtit më ngjyra butësie mbulove copët e grisura
Nëpër petale xhembash lulëzove si trendefile aromë bukurie
Vetullat si harku i hënës hijezoheshin në valsin e yjeve lart.!
 
Në tokën e ndezur ujite lulishten me lotët që pikonin syrit
Me taka të larta këmbët shkelnin mbi vullnete të shtypura
Përseri shpresa në qerpiket si perla të zeza thurnin dashuri
Epshet në puseta zjarri shkriheshin në shtratin e lumtruisë
Sytë si xixa stralli tretëshin në parfumin që vriste shikimet..!
 
Mbi gurë murosjesh shënjetore në diga e kështjella fortesash
Gjirin si ushqim dorën që përkdhel e syrin për trashegimtar
Princeshë në pallate ëndrrash e zjarrë në votra të fikura ishe
Stolira bukurie me sharmin erotik melodi shpirti si yje varur
8 marsi e vetmja ditë ku sheshet mbushën me buqeta lulesh…!
 
 
 
7 MARSI….!
 
Mos i trazoni retë qiellit lerëni zogjët e lirë horizonteve
Fluturime përtej errësirës ndër skuta harqesh dritëronin
Fanarët në shekuj bartin shesheve emblema hiroglifësh
Nëpër grila tej murëve t’ftohta akulli sytë varur mbi yje
Prangosur duar e këmbë shpirti etur për ngjyra shkronjash
 
Mbi ugare hidhej farë djerrinave mbetur në zemër nënash
Lëndinave egërsirat prerë kthetrash kopenë e braktisur loti
Kopshtet djegur në flakën e malëve të heshtura kalorësish
Nata e gjatë kafshonte yjezit diku thellë në zemër bjeshke
Korbat ngulfasnin dijejtë që lindnin në djepat e skamjes tokë
 
Uragane tmerri derdhëshin mllefin mbi lisat që rrisnin plisat
Me kothore buke uritur në gji ruanin shënjat e gjuhës mëmë
Lumenjët rrjedhin ngjyrë gjaku kësulbardhët maje mali stoik
Ndër zjarre hekurash u skalit udha e shkronjave në plumba ari
Bukëshkalësit e puthadorasit shitur si hije kafshonin fanarët
 
Ecnin shtigjeve në kurtha xhembash misionaret e etur për dritë
Mbi supe bartnin rrënjët e gjuhës së shpirtit për filizat e reja
Lotet e dhimjes së nënave në shpresat e zjarrta të lulekuqeve
Në kopshte të bukura zogjët këndojnë këngën e zgjimit të lirë
Me 7 mars Korça nisi të parën mësonjetore me ABC-en shqip
 
 
 
KUSH ISHE TI….!
 
Shikime zjarri përthyhen nëpër kristale qiellore
Nëpër rrezet e fshehta të diellit shtegtime valësh
Sytë shndërrisin si copëza të thyera neoni vetmie
Mendueshëm brenda shpirtit gëlltisin heshtjën…!
 
Trazime ndjesish në misteriet e pafunda tretur ishe
Në galaksi yjesh nata lakmitare kafshon zjarrin etur
Përtej universit diku në kërkim të panjohurash ike
Shpirti etshëm pi trishtimin në dhomën e akullt…!
 
Imazhe dhimbjesh ëndrrat bartin në brëndësi loti
Askund nuk gjenë qetsi si një flutur e braktisur
Në murët e errta myshqesh ngulfasin t’vetmen dritë
Liria mbetët e vetmja dëshirë për zemrën e prangosur.!
 
Hëna etshem gëlltitë retë në thellësi horizontesh tretur
Fluturimet humbin hijeve në largësi pirgjeve t’huaja
Patjetër shtegtime zogjesh mbi qerpikë fjetur sonte
Këndojnë melodinë e vjetër mbi telat e djegur vitesh…!
 
Në kryqëzime udhesh fatet ndeshën si unazë bese
Nimfat ujvares së jetës vrasin pakohësinë pëjetësisht
Shpresa e fundit në sytë ngjyrë qielli vishen me lulekuqe
Mbi shtratin e yjevë stolisur misteriet në fije flokesh…!
 
 
 
DITËLINDJA IME
 
Që ditën kur preka tokën të parën herë putha rrezet e diellit
Jeta me buzqeshi si një mikeshë besnike ëmbël me shtriu dorën
Me tregoi se ku rrinë ëngjujt e ku fshihen djajtë në këte botë
Zogjët hijeve të mrizave me kënduan ninulla për plisat e lisat.!
 
Nëpër kroje e përroje shtojzovallët lozin me hijet e mitëve
Kur zgjata dorën të këpus trendafilën e bukur mbi maje mali
Zëri i saj tingëlloi si harqet e violinës mos e këput atë lule
Ajo në çdo petale të bukur brenda fsheh xhembat helmues…!
 
Hijeve të jetës ecim vitëve nën melodinë e këputur si re shiu
Bekimin e muzave nëpër shtigjet e blerta thyhen shikime malli
Mësova se bota me lekurë të butë e lara të bukura leopardesh
Diku në thellësi të butësisë fshihen thumbat vrasës së yjeve…!
 
Dashuria më foli me gjuhën e shpirtit si kënga e zogjëve etur
Ndërsa urrejtja me gjuhën e gjarpërit fshihej nën gurë heshtje
Lekurat ndërronte prapa gjetheve mali brigjeve t’heshtura lumi
Trathëtia fshihej në zemrën e mikut që fliste ëmbël besnikërie
Majën e bajonetëve tinëzisht prapa shpine thellë fuste n’zemër
Armiqët shtigjeve t’errta pusitë ngritur në kurthe hekurash zjarri
Rrjeta marimangash thurin mjeshtrisht për fluturat e kaltërta.!
 
Ne përseri shikohemi në sy e bukura jetë në pentagrame notash
Pikturojmë melodinë e ëndrrave në kopshtin e magjive sonte
Atje sërish na buzqeshin maje malësh si kuror dafinash ishe ti
Jeta ime numron vitet stolisura me ngjyra stinesh mbi fije flokesh.!
 
Fatet na braktisën pirgjeve mbetëm zogj humbur n’shtegëtime
Njëra në shtratin e yjeve qiellit kafshon shpresat e fjetura reshë
Kurse tjetra etur brigjeve të detit kafshon dritën e diellit rrezësh
Diku në largësi tretëmi si frymë e lirë kaltërsish pafundësie rrathë
Numërojmë fijet e mendafshta nëpër fillin e pambarim hije nyjesh…!
 
Tani jemi këtu përseri lidhur duarësh jeta ime në sy shikohemi
Bota është po ajo vetëm ngjyrat e lekurës ka ndërruar vitesh
Fletë me të njëjtën gjuhë vetëm melodinë e zërit ka ndryshuar
Bashkë do ecim si dy hije që nuk fshehin dritën e hënës natën…!
 
Shtegtojmë brigjeve grishur deri në përjetësi kur njëri braktis tjetrin
Gjurmët mbetën ujvarës sate ndërsa me vete marrë ëndrrat pranëvere
Pas mbetën lulet përseri çelur kopshteve kur dallandyshet kthehen
Jeta si unazë e qënies rrokulliset nëpër valët e kohërave n’amshim..!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s