“ SIRENAT SHPIRTVRASËSE “ NJË RRUGTIM NËPËR PERLAT SHQIPTARE TË AUTORIT BEDRI DULA / Nga: Eneida HYSAJ

“ SIRENAT SHPIRTVRASËSE “ NJË RRUGTIM NËPËR PERLAT SHQIPTARE TË AUTORIT BEDRI DULA

Nga: Eneida  HYSAJ

Romani “SIRENAT SHPIRTVRASESE” E AUTORIT Bedri Dula nga Kosova, shprehë në mënyrë metaforike dhe tejet emocionale rrugtimin e tij nëpër alpët e bukura shqiptare deri në breg-detin e mrekullueshëm të Aulonës së lashtë.

Autori e ka shtratifikuar gjithë këtë rrëfim në një udhëtim i cili nis nga Kosova nëpër Shqipri, ky nuk është një udhëtim i zakont. Autori i përket atij kombi të cilit i përkas edhe unë. Historia padrejtësisht na ndau në dy botë, të dyja anët e kësaj bote nuk takoheshin me njëri-tjetrin, shqiptari eksploron shqiptarin.

Romani fillon me përshkrimin që autori i bënë natyrës së bukur të alpeve të larta dhe mbaron me perlat kristalore të breg-detit të Vlorës, shkrimtarit i lënë mbresa të thella njerëzit e mirë, por të varfër ekonomikisht dhe shumë të pasur në shpirt.Varfëria ekonomike vinte si pasojë e kuçedrës komuniste në krye për 40 vite, ku e sakatosi dhe varfëroi një popull të tërë, për çka ende ndihën pasojat në trup dhe shpirt të tij.

Bedri Dula

Me nota realiste e tërheqëse autori ka përshkruar natyrën shqiptare, ku vend të rëndësishëm zënë metaforët të cilat në këtë roman janë shumë të goditura, mirpo disa prej tyre është shumë e vështirë për të nxjerrur domethënjën që mbajnë brenda vetës.

Autori vë në pahë ndryshimet e Shqiprisë post-komuniste mbase me austraden që lidhë Durrësin me Kosoven atëherë komunikimi ndermjet dy aneve të këti kombi do të jetë edhe më i begatë, kjo mund të jetë shkasë që në të ardhmën autori do të pasuroj edhe më shumë shkrimet e tij.

Autori është njohës i mirë i Shqiprisë i histories dhe kulturës së saj. Kjo vrehët në pershkrimin që ai bënë çdo krahine të Shqiprisë me veçoritë që ajo ka. Gjithashtu autori një pershkrim të veçorive i bën edhe figurës së malsorit i cili diku na shfaqet edhe si figura e babait.

Në roman shfaqën shpesh herë edhe nota pesimizmi por ato në vazhdimsi marrin ngjyrime optimizmi sidomos kur shfaqen perlat e bukura të breg-detit të Vlorës.Drita e shpreses shfaqet pasi që tranziscjoni i gjatë i dy vendeve po kapercehet e kështu Shqipria së bashku me Kosovën shpejtë do të bëhet.

Në këtë roman spikat nostalgjia që autori ka për Shqiprin dhe shqiptarët. Ky rrugtim nuk ka sosur, ai vazhdonë përkrahë rrjedhjes normale të jetës . Autori nuk e ndan Shqiprinë nga Kosova, ajo është pjesa e së tërës.

Autori Bedri Dula ka sjellë në Vlorë trimërinë e Adem Jasharit dhe e ka marrë prej saj bujarinë e pasardhsve të Ismajl Qemajlit. Uroj që pena e këtij autori të mos ndalet kurrë…

Vlorë – Shqipëri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s