Poezi nga Donikë Rrethaj
PRE E NJI HISTORIJE T’PASHKRUME.
Kur u mundova ti ndal vrullin lotit,
digat vërshun mbi faqet e temit shpirt,
tuj shkye çdo fletë.
Nata pllakosi,
veç hije…
t’vobekta qi ndiqnin paresht..
imazhin tem.
Prisha çdo varg…
fjalt e tërthurta i shtrëmbërova ma keq,
e ika,
e endun,
e paemën,
e paza,
diku…
ku shtizat e nji nate shterpë…
m’kryqëzun si krishtin n’kryq.
Bërtita…
me temen heshtje,
n’kërkimin e nji andrre,
qi ikën lerg,
ah sa.
Shava…
u përlota,
kjava e vetme tuj mallkue nji hije,
qi ndal temin vrep,
n’mijë rrugë,
qi kryqzohen,
tu mbytë ngashërimin,
e e pa za..
me temen heshtje,
t’tham: i kam shkye tanë fletët,
E tesh?!
Libri em e faqet fillojnë …
ktu.
JOOO….
Nji lule e vetme nuk sjell pranverën,
nji e vetme zemër nuk lind dashninë,
nji puthje e rremë robnon shpirtin,
fjalë e pathanun s’shkrun historinë.
Pranvera s’vjen joooo , me nji lule,
dashnija vdes pa zemra dy,
e buzët napin veç puthje t’rrema,
kur fjala hesht, hesht histori.
AHHH…
Po si ta sjellim me lule shumë?
qi dashnija të marrë krahë,?
e puthja don jo dy buzë më shumë,
dy zemra…qi duhen pa u vra.
N’fakt …