TI JE POEZIA / Poezi nga Qemal Guri

Poezi nga Qemal Guri

 

TI JE POEZIA

Lavdërimi është bërë gjymtyra e njerëzve,
E kjo gjymtyrë me genin e servilizmit është rritur.
Po prishet transparenca e brezave,
Qenie e mjegulluar, nga shtrati i kohës është ngritur.

Të gjithë janë të zënë me gjithëçka,
Të gjithë janë bërë, njëri më servilë se tjetri.
Të gjithë duken dhe shtiren se i duan të gjithë, pa da,
Të gjithë në bark kanë mbjellur frikën e lepurit.

Sa pak njerëz kanë mbetur vetvetja,
Sa pak njerëz kanë mbetur muzë,
Në sa pak njerëz, si pluhur poleni u treta,
Në sa pak njerëz, si pathos u mbarsa bruzë.

Ja, ne po notojmë në ditën e madhërishme të poezisë,
Si anija në detin e pa anë dhe të pa fund,
Sepse poezia është universi i dhimbjes së njerëzisë
Dhe materia e panjohursisë, që shpaloset, shpirtin duke shkundë.

Poezia s’jam unë, edhe pse mjeshtër i vargut jam,
Poezia, je ti, kuazari im përdjegshmërisht i dashur,
Se ti e endë vargun me të gjitha ngjyrat e dritës kristal-xham,
Se me të gjitha thërmiat dhe antithërmiat, ëmbëlsisht e ke barsur.

Sytë ia ke bërë me shpërthime Vrimash të Zeza,
E me ylbere rrezatimesh, ia ke rrethuar si lulëzimnajë,
Trupin, me madhështi mjegullnajash, endur breza-breza,
Që lëvrinë universit, bukurisht, si rrëshajë.

Shpirtin, me virgjërinë e shpirtit njerëzor ia ka lidhur,
E kafkën e kokës, me mushtin e mendimit të pashterrshëm njerëzor,
Dhe ashtu e ke lënë, fatzgjidhur,
Që asgjë të mos e nisë apo sosë, me zor.

Në thurjet e tua hermetike, ti bën vargje me shpirt të gjallë
Me madhështi të përjetësishme,
Koduar, po aq, sa mosleximi i vetë njeriut, që në vetvete është përrallë,
Pa e ditur dhe duke e pritur dhe sfiduar fatal-çastin, në shtigje të tragjishme.

Ti je poezia, sepse bën poezi, si një pemë pjellore endë fruta të shëndetshme,
Një pemë, me rrënjë të thella në një tokë të zgjedhur,
Përpara teje, gjithnjë, gjendem në kushte të sikletshme,
Yjësi, pluhurit kozmik, hedhur.

Ti je poezia, sepse din mjaft mirë ta miklosh materjen e zezë-dhembjen dhe turpërimin tim,
Dhembjen dhe turpërimin se, edhe pse jam burrë, nuk mund të lulëzoj si ti,
Ti je poezia si vargnajë fushash e kodrash në lulëzim,
Përherë, përherë, përherë e më i ri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s