Poezi nga Anita Hoxha

Poezi nga Anita Hoxha

 

Kur shpirti vuan

Kur shpirti vuan e trupi si gjethe lëkundet
Kur ngasherimit loti hidhur zbret ngadalë
Kur kujtesa prej mijëra kujtimesh shkundet
Kur ti pranon ndarjen e heshtur e pa fjalë.

Kur ti jetë më të bukur ëndërron për veten
Kur me zë i flet në të zbardhur yllit polar
Kur ti mendon e ndjen dhimbsuri për jetën
Kur ti rrezen e diellit sheh si kurr me parë.

Kur mes heshtjes sjell ndërmend kujtimet
Kur kohën kujton që për ty ishte aq e bukur
Kur prehrit tënd ulen qetësisht mendimet
Kur mes vitesh kërkon ditet dikur i lumtur.

Kur shpirti vuan e trupi vjeshtës shkundet
Kur gjumit zgjohesh e s’mund të jesh i qetë
Kur ënderra tej horizontit si anije lekundet
Kur shpreson e nesermja parajsë do t’jetë.

 

Përse vall Lamtumirë

Vetmuar carcfëve do t’humbas
Hënës së mirë qe m’sheh në sy
Ditëve që ikin s’do t’ju jap pas
Puthjen tharë buzëve lënë nga ty.

Nëse shpirtin një ditë do shohësh
E si atëherë ti pran meje i habitur
Tik- takut zemrës do t’më njohësh
Mollëzave t’fytyrës e lotëve zbritur.

Ndarjet s’jan vdekje mos u trishto
Rikthimi përherë vjen pak i veshtirë
Deri ateherë ti kujtimesh më kërko
Së shpejti-lexoje shkruar lamtumirë.

Lamtumirë kjo s’mundet t’jetë tjetër
Në koridor mbetur jotja xhaketa gri
Të miat poezi, zjarre digjen mbi letër
Pritjes kur edhe para meje i lexoje ti.

 

Përtej dritares

Parmakut të dritares mbështetur
Si fëmijë pikturoje përmbi xham
Vështrimin qielliit dimëror tretur
Re e bardh me vete the unë jam.

Një puthje një zemër vizatove pastaj
Në atë telajo të hollë prej kristali
Në cast dimri para teje filloj të qajë
Për ëndrrat e rinis sot të mori malli.

 

Dhuromë një lule

Dhuromë një lule te bukurin mëngjes
Nëse vetmuar më sheh ti duke qarë
Ska gjë nëse petalet nuk i ka me vesë
Ska gjë dhe nëse vjeshta e ka tharë.

Dhuromë një lule manushaqe pranverë
Kur t’më shohësh hapat hedh merzitur
Ska gjë se janë fishkur nga e ftohta erë
S’ka gjë nese ca gjethe i janë prishur.

Dhuromë një lule ti këtë buzëmbrëmje
Kur me hënën flas e me zemër i lutem
Kur jeta të më tund në një marramëndje
Kur unë si lastar i dobët peme këputem.

Dhuromë një lule këtë ditë të bukur sot
Kur të kuptosh që shpirti s’ka më shpresë
S’ka gjë se e pa erë është akull e ftohtë
S’ka gjë dhe sikur në duar të më mbesë.

Dhuromë një lule dhuromë tënden dashuri
Shpirtit tënd mbushur plot dritë të vertetë
Dhe pse e vetmuar në shpirtin tim do t’rri
Fryma ime do ta mbaj gjithmonë në jetë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s