Shtëpia Botuese ” Milosao” publikon kolanën “Poetë bashkëkohorë të Mesdheut” me titull “Profetesha” të Prof. Anna Santoliquido dhe përkthim nga italishtja të Dr. Albana Alia.

Shtëpia Botuese ” Milosao” publikon kolanën “Poetë bashkëkohorë të Mesdheut” me titull “Profetesha” të Prof. Anna Santoliquido dhe përkthim nga italishtja të  Dr. Albana Alia.

Libri i parë i kolanës “Poetë bashkëkohorë të Mesdheut” i titulluar “Profetesha” i autores Anna Santoliquido, doli nga shtypi këto ditë. Anna Santoliquido u lind në Forenza (Potenza) dhe jeton në Bari, ku jep mësim në gjuhën angleze. Poeteshë, shkrimtare dhe eseiste, ka botuar tetëmbë-dhjetë përmbledhje me poezi, ndër të cilat: Med vrsticami / Tra le righe (Mes rreshtave), Lubiana 2011, Casa de piatrǎ / La casa di pietra (Shtëpia prej guri), Bukuresht 2014 dhe Versi a Teocrito (Vargje për Teokritin), Bari 2015 dhe një vëllim me tregime; është marrë me përgatitjen e disa antologjive. Ka shkruar edhe veprën teatrale Il Battista. Përkthyese dhe operatore kulturore, ka krijuar dhe kryeson shoqatën ndërkombëtare “Donne e Poesia” (Gratë dhe Poezia).

Anna Santoliquido

Është anëtare e Bordit Drejtues të Seksionit Kombëtar të Shkrimtarëve SLC-CGIL (dhe sekretare e zonës “Puglia Basilicata” si dhe përgjegjëse e zonës së Puglia-s për shoqatën PEN Club Italia. Poezitë e saj janë përkthyer në nëntëmbëdhjetë gjuhë. Është e pranishme në shumë revista, studime kritike dhe antologji kombëtare e ndërkombëtare mes të cilave: Scrittrici Italiane dell’ultimo Novecento (Shkrimtare italiane të fundshekullit XX), Roma 2003. Është redaktore dhe bashkëpunëtore në një varg revistash dhe gazetash, ndërmjet të cilave: La Vallisa, Clic-Donne 2000, Le reti di Dedalus (Rrjetat e Dedalus-it). Ka merituar shumë çmime dhe vlerësime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2010 u nderua me qytetarësinë e nderit në Mrcajevci (Serbi). Bibliografia e veprave të saj është mjaft e gjerë.
Anna Santoliquido-s i jepet diploma Laurea Apollinaris Poetica 2017 nga Universiteti Papnor Salezian i Romës. Kjo është një “diplomë nderi”, një çmim për karrierën kushtuar poetëve më të mirë italianë bashkëkohës, i caktuar nga Universiteti Papnor Salezian i Romës. Ky titull akademik i jepet asaj në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve në kuadër të edicionit XLV të Certamen Apollinare Poeticum, nga një juri e përbërë nga figura të njohura të artit, kritikës e letërsisë me President zotin Orazio Antonio Bolonja, docent i letërsisë latine dhe metrikës latine dhe greke pranë fakultetit të letërsisë së Universitetit Salezian.

Dr. Albana Alia

Në motivimin e dhënies së diplomës Laurea Apollinaris Poetica, mes të tjerash, shkruhet: “Anna Santoliquido shpalos vështrimin në treqind e gjashtëdhjetë gradë mbi gjithë botën, asaj jashtë nesh por edhe asaj në brendësi të shpirtit tonë, të kujtesës sonë dhe të ndjeshmërisë sonë. Me një ecuri strofike të stilit ungaretian në eksperimentet e fillimit, vargu i Santoliquido-s shpaloset dhe shtjellohet deri në frymën e fundit të poemthit. ‘Të shprehurit e figur-shëm”, metaforat, sinestezitë, anaforat/kataforat, etj., bëhen të domosdoshme për të lakuar mendimin konotativ të një poezie që arrin të ndjekë zhvillimin tonë nëpërmjet vështrimit të një femre. Të një femre të Jugut.Tashmë edhe në Tabelën e nderit të diplomave Laurea Apollinaris Poetica”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s