Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
ËNDRRA MAGJIKE
 
Ca ëndrra magjike,
shoh netëve me stuhi,
sipas dëshirës së gjumit,
herë fluturoj nëpër qiell,
pranë vetëtimave,
herë katakombeve të frikshme,
në botën e trishtë të pëtejme…..
 
Shpesh, i braktisur nga bota,
nga këngët, cicërimat,
me gëzimin e vdekur prej vitesh,
tërheq karrocën e drunjtë,
mbushur me vitet e zbrazëta që shkuan,
nëpër skerka, mjegullnaja, baltovina…..
 
Karroca ime e vjetër, e grryer nga krimbat
mbi tokë,
si mbret po më përcjell, fare pa frerë,
në ëndrrën e madhe që s’e dimë,
Parajsë apo Ferr?!
 
 
 
NXITOJ NËPËR MJEGULL
 
Si një somnabul,
Vrapoj mes mjegullës së dendur,
s’ i shoh më udhët, vitrinat, shtëpitë….
Përflakja e diellit diku u rrëzua,
U thye harku i hënës nëpër moçalishte,
Më vjen nga pas një disk i shuar,
si mbeturinë motivesh vetmie….
 
Harrova Dostojevskin, Eseninin çamarrok,
Stendalin, Ricosin, Hygone zemërak,
Nuk kam kohe të merrem tani me ta,
Madje, me Dritërone e Kadarenë s’e ktheva një gotë,
U treta në harresë,
U treta në vetmi…..
Hamall punoj në Portin e Ëndrrave,
Nëpër zbardhje mëngjesesh, i nxituar,
Mbledh diej, mbledh këngë, mbledh Shpresë…..
 
 
 
ZEMËRIMI I DETIT
 
Deti i pa anë në shtrëngatë,
çjerr veten me thonjtë ujorë,
tej në horizont, lëkundet një varkë,
Poseidonit i përgjërohet,
të lutem pushoje këtë erë të marrë….
 
Qetësoje zemërimin, mik i vjetër,
Sa të kalojë anija ime e jetes,
në bregun tjetër.
Anija ime e plasaritur, e mjerë,
ku shpreson të gjejë dritë, dashuri e shpresë,
e pak lumturi për nesër……
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s