Poezi nga Mirela Terziu
Etni
Ftoj lulëkuqet e sapoçelura të harrojnë drojtjen.
Të lëvizin hapat e parë, pa rrënjë.
Të ecin drejt meje duke pranuar vdekjen
Ngjyra e tyre t’ më bëhet pëlhurë
e trupit tim shqipëtar .
Hartë
Njeriu që vdiq
mbi kulltukun tim kështjellor
m’kërkoi me pa orenditë e odës
dhe shikuar ndaljen e kohës
nuk pash shenjë ëndrash,
por një shpirt kalorsian,
që ish ngulitur në heshtë
me kraharorin dhe thirrjen e tij të fortë.
***
Ajo harroi veten diku
të varur në një litar gojëhapur
Në mramje ish’ në qiell’ me yjet
e vallzonte sikur t’ ish dashnorja e tyre
Pastaj u shtri në nji fletë të bardhë që dridhej
Duke dhënë shpirt kënduar këngën e gruas.
***
U drodha për nji çast
kur mendova miken time të vetme.
Mu duk vetja me të zeza
Kuja m’ kish van krahun mbi sup si dy të martuar
Si n’ digjoja ma fjalët e saj me shije varri
Vdekja m’ gërdheshej para ftynës e tallej me forcën time
Sa shumë do ta rrihja miken time
do ta torturoja nga dashunia
Nuk do ti ndryshoja zemnën
por vetëm kokën.