Poezi nga Hysen Grajçevci
TË JESH POET!…
Poeti, ndodhë të jetë i uritur,
shpesh herë i pagjumë;
nuk mban rregulla për dukjen,
por, ama, fjalën e ka gurrë.
Poeti lindet nga hiri,
rritet furtunave, në dallgë;
shkronjat nxjerr nga prushi,
etjen, e shuan në varg!…
KËTU
(Në Bibliotekën Kombëtare)
Këtu, shkronjat marrin kuptim,
rrokjet shkrihen në varg,
rimat marrin trajtë,
rrugë për në lartësi,
thellësive burimin kan.
Këtu, takova, Bogdanin,
Eseninin, Migjenin…
të rreshtuar në Çetë…!
Këtu, shpresa ringjallet dijesh,
shekujt marrin jetë.
Këtu, zëri i poetit oshtinë,
me shpirt dashurinë “vajton”!
Këtu, fjala merr krah,
prek hyjnitë,
lartësive me shqipet fluturon.
ATË DITË…
(Nënës)
Atë ditë, bënte ftohtë,
fryente një erë.
Unë, isha larg!
Ti, kot më kërkoje
në secilin kënd,
në secilen derë!
E di nënë se;
Në belbëzime shpirti
kishe mall,
nga veshtrimi i syve
loti valë!
Më kërkove, kudo e nga do,
Unë, nuk të isha pranë, jo!
Tani, për ditë jam te Ti!
Te kjo rrasë vij,
Unë, flas me Ty,
e Ti…!
E heshtur rri!
E di…!
Nënat,
bijëve nuk u mbajnë mëri!
Po, unë dua të rrëfehem,
nga vetja, dhimbjen ta çjerr,
ta rrjep,
deri sa eshtrat
të më mbeten skelet…!