Poezi nga Vjollca – Ajasllari Koni
PARADOKS KOHE!
Ku të gjej një vënd të shurdhër?!
Toka ulëret e gjëmon qielli!
Dielli zbehur e loton Hëna!
Deti uritur turfullon nga mllefi!!
PAMUNDËSI!?…
Nënë, nuk kam mundesi të bëhem hënë,
te dritarja të shfaqem, çdo natë!
Por, me shpirt e them, dashuria ime,
më mungon, në çdo orë e në çdo çast!
E di, se më kërkon kudo e në çdo kohë;
zemra më djeg, si prushi eshkën e tharë.
Tė them, Nënoke unë, bija jote nga larg:
Të dua, aq shumë si dy sytė e mi, në ballë!
ATJE…!
Përse kaq e gjatë, kjo heshtje;
mos, vallë, kam ndërruar planet!?
Asgjë nuk dëgjoj, as nuk dua të shoh…
Kohë, që ikën, kujtimet mos i tret!
Si trup, pa shpirt, nuk dua të jetoj;
dua lulet, agimeve, mbuluar me vesë;
atje, ku muzgu i përflakur puthë tokën
e ku pulëbardhat llastohen mbi det…
Do të vij, një natë me hënë,
kur bulkthi nisë të këndojë;
mbi kurorën e kumbullës së kuqe,
loti im, si vesė do të pikojë!
Do shfaqem mbi petalet e trëndafilit,
mbi lulet e bardha të kulumbrisë;
poshtë shegës, të shoh si rritet nenexhiku;
si flutur, të fle mbi lulet e lajthisë!
blockquote, div.yahoo_quoted { margin-left: 0 !important; border-left:1px #715FFA solid !important; padding-left:1ex !important; background-color:white !important; } Shum faleminderit Shum bukur ! Urime !
Στάλθηκε από το Ταχυδρομείο Yahoo για iPhone
Στις Τετάρτη, Μαΐου 3, 2017, 7:14 μμ, ο χρήστης Galaktika Poetike ATUNIS έγραψε:
#yiv0472725002 a:hover {color:red;}#yiv0472725002 a {text-decoration:none;color:#0088cc;}#yiv0472725002 a.yiv0472725002primaryactionlink:link, #yiv0472725002 a.yiv0472725002primaryactionlink:visited {background-color:#2585B2;color:#fff;}#yiv0472725002 a.yiv0472725002primaryactionlink:hover, #yiv0472725002 a.yiv0472725002primaryactionlink:active {background-color:#11729E;color:#fff;}#yiv0472725002 WordPress.com | agronsh posted: “Poezi nga Vjollca – Ajasllari Koni PARADOKS KOHE!Ku të gjej një vënd të shurdhër?!Toka ulëret e gjëmon qielli!Dielli zbehur e loton Hëna! Deti uritur turfullon nga mllefi!! PAMUNDËSI!?…Nënë, nuk kam mundesi të” | |