Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Grua
 
burrë apo grua, do ketë qënë,
grua, po ç‘ emër do ti vënë…
 
rrethakja shtëllungë e nanuris,
në krahë pëllumbi tha të bjerë…
 
mbi piskën e ballit, ja një gjemb,
prej syve të vakët, lëng e verë…
 
 
 
Vetëm për sonte…
 
Kjo është nata jone,
Unë ti edhe hëna,
Në zemër të detit,
Vetëm… për sonte…
Rrobat s‘ janë për ne,
Veç me frymën tonë,
Ndezëm mijëra zjarre,
Vetëm… për sonte….
Kërkojne buzët tona,
Shekullin e humbur,
Shërimin e gjetur,
E ngrohta valë…
Shënjtorët e puthjes,
Mbi majën e gjoksit,
Oh, si mrekullohen,
Plaç, moj valë…
Erdhe dhe më zgjove..
 
 
 
atje përtej
 
një mëngjes, nëna ime shkoi në punë,
nuk mori as shatë ,as lopatë, shkoi në punë,
e gëzuar si një ”pjergull, mbi një lis të thatë,
që ngjitej lart, lart, lart edhe më të lartë”…
në vënd të saj nesër do t‘ shkoja unë,
as shatë, as lopatë, shkova në punë,
më dhanë një gur, një teneqe të vjetër më dhanë,
të rrihja teneqenë, sa herë zogjtë kallirin hanë..
binte egër teneqeja, po… zogjtë hahahaa..
binte ëmbël teneqeja, po… zogjtë ha ha haaa,
partizani në luftë po shkonte, po, zogjtë ha ha ha,
u ula dhe unë cimbis kallinjtë, bashkë me ta…
 
 
 
***
 
tani nuk urrej më,
përshesheve u doli fryma dhe,
tenxheret nuk qajnë më, sepse s i gërryejmë më…
Ra zjarri në shpirtin tim,
m‘ a dogjën kukullën prej lekce,
bo… bo, për dyshekun e saj prej kashte, e mjera unë,
bo…bo, për duar e këmbë prej cipenjsh që s‘ u përthyen kurrë,
ëëëë,ëh… për fustanin e saj të parë që ishte fundi im me llastik,
e shkreta ajo, që nuk gjeti dot një burrë, e mjera unë…
Qaj cicat e saj, cicat e saj, me kokërrzat e forta misri hibrid,
qesh e shkrihem për brekët e saj që …s‘ paskësh veshur kurrë…
Ah, moj kukulla ime…, kukulla ime…, loja ime,
duar e këmbë prej cipenjsh që s‘ u përthyen kurrë…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s