Poezi nga Teuta Osmani
DUARTROKITJE
Vërtet duartrokasim ngaherë
deri sa duart tona ndizen,
edhe gishtave u mbetet shenjë
deri në ftohje të tyre nxihen!
Duartrokitjet ishin të parat gëzimi që mësuam
atëherë kur ishim ëngjëj ,dhe deri tani sa jetuam,
njëherë është e dhënë kjo jetë, me plot surpriza
në skenë ,në teatër a’ në lojë
ashtu siç vjen vet jeta ,me numurim gishtash!
Vitet s’ndalen në fërkim a përplasje të pëllëmbave,
as ditët e javës apo të muajit
këtu rendemi me kalendarët shkruar
me hollësitë e gishtave duke i shfletuar!
S’ndalet sekondi ,as minuti ,as ora e as shekulli
kur vjen një çast i paharruarr ,nëse edhe kur s’jemi,
ashtu është, një dorë ,një hap ,një gisht treguar
udhës së gjatë e të bekuar…!
Ndërrim stinësh!
Nderrim stinesh
ngjyrash dhe veshjeje,
nderrim luku dhe garderobesh
nderrim i jetes,
ne cdo kohe
një e nxehtë ne dashuri ,
sa shkon,
sa shkon,
me të njëjtën shije,
bashkë me lumturinë !
Një Botë!
Shohë përtej skajeve
ku skaji i fundit je Ti,
natën ,yjeve u vë fajin
sa s’ka në botë, si Ty!
Shohë në qiell nate
ditën me Diell gjithashtu,
Hënën e kam zmaraldin
që vë në qafë të m’ndrijë rrezet nga Ty!
Shohë përtej horizontit
ku me natë e me ditë,
vargu i lotëve rrodhën shpresën
orëve,
që ngatërrohen midis meje dhe Ty!
Shohë distancën përtej harkut
ku rrethet Diell ,Hënë ,Tokë
më bëjnë sy,
ashtu tek rrotullohem,
si një botë veçmas për të dy!
SHKRUAJ…!
Është Maj!
Këtë e ndjej…!
Si mund ta besoj
se kjo stinë s’më përket mua
kur gjurmuar më vjen nga largë
për muaj!
Si mund të them
se s’ka ndjekje resh lartë gjëmuar
kur ato vetë sjellin shekujt me gjurmë skalitur
si në truall?
Si mund të besoj unë
se jetoj njësh me kohën
kur asgjë për mua s’është e harruar
asgjë për mua s’është e shtirur
asgjë për mua s”është stinë pa diellin shkruar!
Betohem se asnjë shigjetë e shtënë nga harku i kohërave nuk më ka qëlluar,
as vjet ,
as mot
as shekuj mbretëruar,
asnjë përveç një Dielli
Hënën bën ndriçuar,
me rreze plot ndritë e në kohëra vrenjtësuar
Betohem, se s’ka re përballë një pasqyre
as një natë ku mbështillet nga yjet,
në errësirrën e pafund( natën)
bëjnë një Perëndi
një horizonti përtej gjithësisë shkruan e qëndis për një dashuri…!