Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
ÇASTE TË PANGJYRUARA
 
E këputa çastin si tel kitare
dhe mbeta veç me ngjyrat trazuar sysh
kishte mbetur në ajër aroma e lëkurës së vjeshtës
dhe me sy ma bënte një frut i pashijuar diku në majë…
 
Mëngjeseve të mia me re
rrezedielli u shkel synë si djalë çapkën sydritë
e unë me një tingull kitare të munguar prej vitesh
nis melodinë e harresës të shkruaj në pentagramë yjesh…
 
Dikush më tregoi një ditë
se yjet shëtitin ditëve tona si dritëza në ajër
thjeshtë nuk mundemi ti shohim, ne sytë njerëzor,
por t’i ndjejmë e nënkuptojmë s’ na ndalon dot askush…
 
Unë mendimet lëmoj si ujë
dhe tingulli i një kitare që i mungoi mëngjesit tim
me qiellin ndërroj ngjyrën e syve
dhe bëhem sykaltra e ëndërrt
e mirëmëngjesit të piktorit
të dritës…
 
 
 
LUTJE
 
Mos më zgjoni
Do flas me ëndrrën
Ta bind të largohet
Le të jete jeta ime gri…!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s