Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

MËNGJES DIMRI

Dielli ka ftohtë.
Sado që shton
Veshje rrezesh të ngrohta,
Sërish trupi i mërdhin.

Kurorën e nxehtësisë
Po ia shuajmë,
Mosmirënjohës,
Duke i falur pikëllim.

Me ajër e lagështirë,
Mbush mushkritë,
E kollitet, vendi im.

Dt.05.05.2017.Modena.
Miltiadh Davidhi.

 

RRUGËT TONA

Hapësira para nesh është e pafundë,
Por rrugët,rrugët e jetës, s’mund t’i zgjedhim vet,
E mira ime,ashtu si kohën dhe hapësirën ku lindëm,
Ato na janë të shfaqura e ne duhet të ecim,
E gënjen veten kush mendon,
Se në atë rrugë ku po ecën, është i pari.

Rrugët tona,janë rrugë drite e ne duhet të ecim si drita
Në dritë të bollshme me diell dhe hënë të bukur,
Janë rrugë qiejsh e ne duhet të ecim si qiejt,si zogjtë,si avionët,
Rrugë detesh e ne duhet të ecim si valët,si varkat,
Si anijet,si tragetet e pulëbardhat,gjithmonë
Duke mbartur me vete gjithë dashurinë njerëzore.

Ato mund të jenë me e pa lule,me e pa hije pemësh
Për të shlodhur mendimin tonë nëpër udhëtime.
Ndaj ecë,ecë e bukura ime,përbri meje, pa menduar për kufomën tënde!
Po të jemi bashkë rrugëtimi bëhet më i lehtë,më i bukur,
E unë do vrapoj pas teje të kap si flutur syrin tënd.

Të gjitha rrugët tona kanë ajër të bollshëm
Ku marrim frymë pa u grindur me njëri tjetrin
Për sasinë që na duhet sipas madhësisë së mushkrive,
E për të nxjerr një arkivol realiteti nga shpirti.

Por ,gjithsesi, ato janë të bukura dhe kur shkelim mbi dhimbje,
Kanë parqe ku mund të luajnë fëmijët tanë, të bëjmë dashuri
E janë të mjaftueshme për ëndrrat tona,
Se në fakt, ne vetëm ëndrra thurim në jete.

Dhe… të gjitha rrugët kanë dritë,kanë natë,
Janë të pashtruara me dëshira,të shtruara me gurë,me asfalt
Me re,copëra ylberi,me guriçka yjesh,
Me bardhësi ndjenjash,e mjegulla urrejtjesh,
Me gurë zemrash e kufoma të pambrritura
Në portat e ferrit, a të parajsës.

Por, dhe pse ne, se zgjodhëm vet rrugën ku ecim,
Jemi ende në udhëtim e bukura ime,
Bashkë me një re dhe një pemë,
Që na i pikturojnë portretet në qiej e në tokë
Duke u ndeshur me erën,shiun,vetëtimën, për të na i ruajtur.

Eh,retë e drurët,janë nostalgjikë të paditur!
Të përjetëshme janë vetëm rrugët e fshehura
Në mjegulla kohe shekujve.
Ne lindim për t’i gjetur e ecur në to!
Ndaj, duhet të lemë gjurmë për ata që do vijnë pas nesh,
Ndoshta mund të na e gjejnë një ditë ëndrrën ku e lamë.

Dt.2.05.2013.Salerno.
Miltiadh Davidhi.

 

NGA GJETHJA NË GJETHE

Kaq shumë më mrekulluan
pikat e shiut tënd,
të gëzimit e lumturisë,
që nisën të binin
prej një qielli mendimi gri,
sa penën ngjeva
në to,
e nisa të shkruaja,
sa vetja më dukej
njëra prej pikave,
që zgjatesha
e rrëshkisja
nga gjethja në gjethe
duke ndjerë dhimbje
e dashuri,
për secilën degëz
të shpirtit tënd.

Dt.4.4.2012.Modena.
Miltiadh Davidhi.

 

SHËTITJA E FUNDIT

Poetit Ali Podrime

E bukura është një grackë e përkryer
Për të kapur flutura ndjenjash,
Është shëtitje magjike
Për të mbërritur nëpër rrathët e parajsës,
Është ujë i kaltër deti që fal ndjesi të lumtura
Dhe mbytëse për shpirtrat,
Është një vizitë në planetet e pafund të Universit,
Nëpër yje që lindin e vdesin, ashtu, në heshtje
E plot ngjyra,
Është pyll me drurë ëndrrash e lule erëmira,
Që dehin të blertën shlodhëse e ajrin,
Dhe ngop mushkëri vargjesh
Të etur për frymëmarrje,
E bukura është fllad ere
Që ulet e prehet mbi gjethe qetësie
Duke shkundur lodhjen prej krahëve.

Dhe pse, në shètitjen e fundit,ajo,
U ngjason bletëve të mira
Të etura për punë e fluturime,
Për t’u kthyer e ngarkuar me polenin
Aq të domosdoshëm
Në formimin e mjaltit të denj,
Për kosheren e poezisë botërore.
E bukura futet dhe në trupin e zogjve
E këndon me zërin e tyre nga pema në pemë,
Ndonjëherë, duke e humbur rrugën për në kthim
Dhe gjetur veten në pavdekësi.
Por, e bukura, qënka dhe djall’ i pabesë,
Dhe bukuri që vret copëza shpirti,
E ndau prej familjes e prej nesh
Njeriun më të dashur të zemrës,
Dhe poetin e madh.

Dt.26.07.2012.
Miltiadh Davidhi.Salerno.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s