Poezi nga Pjerin Ndreka

Poezi nga Pjerin Ndreka

 

DRIN I ZI

Buna,e vjetër si unë,e qetë
àsht nisë pa qef me u derdhë në det.
Do fije barit,degë edhe fletë
me vedi i mèrr.
Si unë,që shkarravis për lojë,
bimë edhe njerz tue marrë në gojë,
e ndrroj herë letër e herë bojë,
ajo s’don shèrr.

I tërbuem,Drini,nën kala
prej malesh zbret e durim s’ka.
Bunës i bjen me turr në ije.
-Ti lueji kambt,burrneshë,nji fije
se kam nxitim.
Se kam ndì njènin shokve tu’ u thànë:
-Kenka nji ujë pa fund,pa ànë;
T’tànë lumejt mbrènd’ mundet me i xànë.
Deshta me pa,vènd a m’ka lànë.
M’e njoftë a àsht trim.

Buna,n’e sajën;vesh nuk i vèn.
Ka lànë të dashtunin liqèn.
E din që shkon e mà nuk kthen.
Me i kthy’ përgjigje,vaji s’e lèn.
Mue,që u ndodha at’ ditë përbrì,
me Bunën ç’se leva,kojshi,
mik në rini e mik në pleqni,
dreqnit mi shtìni ky Drin i zi.

 

MENDIMET E MIA

N’krrabë i vara un mendimet,simbas radhs,njèni nën tjetrin
si i shënon dita orët në ditar e kalendar.
Me shumë shpresë nënvizoj t’riun;me çudi shikjoj të vjetrin.
Po sa fort që po giasokan!Dy t’dënuem p’r i ditë,e varë.

Binokë t’lemë jo për nji ditë.Me ta bà jetën çorbë thijsh
Qesh e griju njèni me tjetrin;nëpër rè mshehen mà shpesh.
Me kërkue lulet e bardha nër flokë t’mi asht bà lojë fmijsh.
Kur s’e pres m’gjuejn me top boret,sa më shofin që po qesh.

 

ME ERËN VJEN E SHKON

Me erën vjen,si era;fjalët mi ndryn në buzë.
Si sh/Pjetri më je bà,gardian i burgut t’vjetër.
Po prap’ pllakën e ndrron;tànë nàze kthehesh n’muzë.
E fjalve të burgos’na m’jau jep lirinë në letër.

Me erën ikë,si era e fjalët n’burg se n’burg.
Me melodinë e erës dënesen pa shkëputje.
Në shpell’n e syve tuej,El’da jam kthye në murg.
N’at’ shpellë,si jeremit,e ngìj shpirtin me lutje.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s