Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

TRISHTIM I ËMBËL

Tash s’kam zë më Ty të thërres,
Hapësira kumbon zërin tim,
Aqsa i gjithë ky Univers,
U vesh gjithandej me trishtim!

Vel i trishtimit veshi diellin,
Edhe hëna si pasqyrë e tij,
Dhe yjet q’ndriçojnë qiellin,
Pikojnë trishimin tim si shi…!

Si një shi q’bie ëmbël Majit,
Tokën e vesh me madhështi,
Ku gjithë lumenjtë ia nisin vajit,
Deti me më shumë etje… pi!

 

I FITOVA TË TËRA

Unë i falem Universit,
Apo Misterit q’mbetet mister,
Më ndërtoi modelin e të ndershmit,
Duke këshilluar pa zë,
Duke mos qëndruar të mbaj vesh,
Në hapat q’hidhja e hedh,
Këshillat zbatoj një për një!

I falem edhe më shumë Universit,
Apo misterit q’mbetet ende mister,
Q’dritë horizonti më shfaqi diturinë,
Dhe pafundësisht andej më ndjell,
Si manarja ime Miskë,
Apo keci manar Baliskë*
Kur u thërrisja në emër,
Edhe përtej zërit t’ishin larg,
Drejt meje vinin,
E duart më lëpinin…

I falem Universit,
Apo Misterit q’ende mister mbetet,
Nëpër udhë jete më ka sjellë zjarr xhehenemi,
Q’të djeg deri në palcë të lashë mëkatet,
E më dërgoi në parajsë,
Duke më sjellë Ty pranë,
Si dorë e zgjatur t’më nxjerrësh prej ku na fundosi sistemi,
Për të provuar më në fund,
Se jeta s’është veç shtërngatë,
Përmes shtërngate ka edhe kohë të mirë pakë!

Tash të falem Ty,
Me t’gjitha sprovat e Universit,
Apo misterit q’ende mbetet mister më vure në prove!
Si vallë kapërceva ylberin?
Me forcën e një burri përballë flakë ferrit,
Me shpatën e besës së nderit,
Kapa qiellin e shtatë e shpesh herë q’andej rashë,
Me krahë puple,
Q’as vetë s’e di kush m’i ka falë,
Sa herë bija,
Aq herë ngrihesha lartë!

Tani mendoj me qetësinë e paqes,
Së fituar me mijëra beteja,
Duke hequr dorë përfundimisht nga lufta!
Ashtu si dhe Shqiptari vrau vetveten,
E fitoret i rrëmbente Juda,
Mua më mjafton lufta q’bëra,
Me të i fitova të tëra!

 

REVOLTË…!

Lëshomëni,
Lermëni të marr rrugën
Shkretëtirave të pafundme…
Mbase takoj diku Budën,
Q’asgjë s’kërkoi nga njerzit,
E njërzit e cilësonin si Judën!

Lermë edhe Ti të qetë shpirtin,
Q’e shkel e njëherësh qanë për të nën zë,
Vetë koha të mësoi,
Se duke shkelur cdokënd e bën robin tënd!
Lermë,
Dashurinë ta hedh oqeanit,
Si hirin e më të dashurit njeri,
Q’e ka lënë amanet,
Se askush s’e kuptoi në këtë botë,
Dhe askund s’gjeti dashuri…!

Hapmani udhën ju femra q’betoheni për dashurinë,
Guxoni e jepni dhe leksione,
Pa e njohur më parë lëndën q’je duke dhënë,
Ju, q’dashuroni dhe vrisni frutin e saj,
Si të ishte një morr q’të bezdis në vend të lig,
Hapmani udhën, ju lutem,
Të qëndroj sa më larg kësaj bote të pështirë,
Mes dunave të rërës,
Dhe erërave q’fryjnë pa mëshirë,
Do ndjehem më mirë!

Lëshomëni,
Lermëni të marr rrugën
Shkretëtirave të pafundme…
Mbase takoj diku Budën,
Q’asgjë s’kërkoi nga njerzit,
E njërzit e cilësonin si Judën!

 

SHTIGJE DASHURIE

Çfarë të bëj me Ty?
Ti s’je thjesht kujtime dashurie,
Je jeta ime më e vyer,
Se vetëm Ti më ke dhënë kaq shqetësime,
Saqë zemra… u rrudh nga dhimbja…

Më thuaj… çfarë të bëj me Ty??
Shpesh iki nga sytë këmbët…
Dhe prapë këmbët më dërgojnë tek TI,
Të vras shpirtin,
Por kam frikë se të mbys Ty,
Q’prej vitesh brenda meje mbete
E të dëboj tutje s’kam mundësi…!

Më thuaj… në diç Pertëndi,
Çfarë të bëj me ty???
I kam provuar të gjitha,
Dhe prapë kemi mbetur aty,
Tek Maji jonë i marrë,
Q’na marrosi deri n’çmenduri…!

Tash fjalët i kam shterur,
Të mos ngarkoj Ty me peshën e mallit tim,
Të lë hapësirë të dëgjosh fjalë tjera,
Q’vijnë dhe ikin si era,
Pa lënë peshë mbi shpirt
E pa lënë gjurmë q’ndrit…
Mbase jeta rrëshqet pa dhimbje ashtu,
Unë s’mund të rroj pa dhimbje,
Se dhimbja tregon dashuri,
E dashuria të çon nëpër ato shtigje,
Ku s’mund të shkojë çdo njeri…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s