Poezi nga Xheladin A. Çitaku

Poezi nga Xheladin A. Çitaku

 

GËRSHETA MAKTHESH

Rreze vezulluese në portret përthyhet
gërsheta ngjyrash i stolisë n`shkëlqim
metaforë zymtësie n`brendësi ndryhet
ndrinë fytyrë e qeshur si qielli në agim

Fanfaret e shpirtit himnet i këndojnë
përkëdhelur nazet imazhit të lazdruar
mbi krahë fluturash, në lule nektarojnë
hiret lozonjare, në linja magjike vijëzuar

Hapat hedhë lehtësisht n`lëndina vegimi
vello e ëndërrimit që n`puhizë nanuriset
shton etjen përvëluese goditje shigjetimi
kur n`thjerza të ndijimit ambicia harliset

Ëndja rri zgjuar, ndër afshe përpëlitet
zgjaton shikimin në përdredhje taktesh
dhe joshje shprese n`delikatesë vërtitet
në taka brilante ecën manare makthesh

Mendja lëbyret në fjongon e argjendët
ngulitet fiksuar ndër shtresa dëshirash
që nektare t`shijimit të roitin njëmendët
rrugësh t`përjetimit si valë rrëshirash…

 

QËNDRESË NË FORTESË

Ikët në një ditë si sot, ditë pranvere
Lartë në pavdekësi, simbol përjetësie
Atdheut i falët t`shtrenjtën, këtë here
Zëri lart buçiti ndër epoka historie.

Kala u bête, ndanë rrugësh të lirisë
Ortek i përflakur për shkelësit zijosh
Dritë e memedheut, n`ditët e robërisë
Robëruar falangash e hipokritë sarhosh
Ardhmërinë, me gjak ndërtuar e stolisë.

Armën në dorë e n`shpirtë humanizmin,
Nderin dhe besën nëpër shekuj kalitur,
Ti bijë e këtij trolli përçmove sadizmin
I dole n`përballje lukunisë së babëzitur
Gatuar në shpirtëra kishin barbarizmin,
Orët e errësirës dhe për ujqërit e uritur
Natë ta bëjnë ditën, ta vjedhin idilizmin
Ëndrrën ta vrasin për ditën e shumëpritur.

Fatin në dorë dhe zemrën të përndezur
Afshin e urrejtjes dhuratë dhënë lubisë
Zënë pritën me zjarr, hienash mërdhezur,
Limerit t`çeliktë, që i përkulet veç lirisë
I rreken trimat, për idealin e patretur
Uragan i furishëm ngjitur përjetësisë.

 

PËRPLITJE ËNDRRIMI

Në kthetra lajthimi vrullshëm rrëshqitur
drithërimat e shpirti në ambicie përcjellë
ëndërrimin lakmues në vetëdije ngulitur
n`soditje portret i mistershëm mbështjellë.

Dehjet orkestruar në çukitje të hareshme
ngashnjimin përpirë në rendje, nxitimthi
në leqe kurthëruar emocione të brendshme
shpërthimin shtruar në ledhatime kalimthi.

Rrëshqitazi përmbytur në përjetime ndjesish
nga cimbisje grerëzash në kujtime t`ndijuara
në kohë të tejshkuar, si gjerdane ngrysishë
varur në venitjen e ëndjeve të perënduara.

Ngjyrat e jetës, fiksuar në thellësi t`animës
vijzuar në dëshira skenash të imagjinuara
hovëzon përvëlueshëm vullkan i përplimës
vërshon tatpjetshëm vrullet e mashtruara.

Tretur shikimin në kornizën e zbrazëtimit
n`kërkim të imazhit, diellëzuar n`adhurim
bebëzat lodhur në përhumbje të kotësimit
trajtësuar ndërmendshëm nëpër zhgënjim…

 

FJALË E MUNGUAR

Fjalën e pa thënë në qoshe venduar
koha s`e kërkon as ka vend gjëkundi
fillin e mendimit n`shpirt konservuar
se trase e arsyes rangohet nga fundi.

Heshtja fjalëmadhe në jetë vorbulluar
e vijëzon portretin e kohës n`përjetim
prangosur në mendje fjalën e malluar
ngujuar zgërbonjash, pa shteg e drejtim.

Fjalën e pa thënë frenuar e bërë zap
futur në kafaze që mos t`marri dhenë
mbërthyer n`dë leqe t`mohimit satrap
e ndër guva të errëta ndërtuar folenë.

Në fjalën e pa thënë mbresa rri ndryrë
dhe ndjenja ndër ftohtësi ngurtësohet
rrjedhash akullëzohet si ujëvarë e fryrë
dhe n`dë vete ngrirshëm kristalohet.

Fjalë e pa thënë do gëlltitet me dashje
që mos të marri fushën e gjurmë të lë
mos t`vijëzoj vrragë ideshë kur shqitet
e pa formë të ngelet, posi një copë gdhë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s