Poezi nga Xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

DASHURI E PAPREKSHME

Ngadalë behari mbushi gjithçka,
zemrës time i mbanë vend për asgjë tjetër,
vetëm ai që zuri hapësirë në të,
këndell fushën, lumin, malin.
O poezia ime, por spërkate
me gjak altarin!

Dhembje të forta më shkaktojnë këto blerime
se diçka, si asgjë dua, por ç’e do,
kur nuk e kam pranë.
Karrem jam e peshk jam që më zë grepi,
por vetëm për zemrën që në zemër kam.
O poezia ime, por spërkate
me gjak altarin!

 

LULET – KURRË MJAFT

Nuk do të jetë kurrë një ujëvarë
sa një dyzinë lotësh të valë.
Për hir të hyjve, për hir të poezisë,
për hir të vesës së mëngjeseve,
për hir të plagëve të heshtjeve,
këta lotë do të përmbytin ende shumë anije
dhe të tjerë marinarë paq do të shpëtojnë.
Tek ti unë do të vijë, por dhe kodrën po u desht
duhet shqyer me thonj e dhëmbë.
Se lulet – kurrë mjaft. Era e tyre – prore pak.
I tërë trishtimi i errët i natës për të udhëtuar
është kripur nëpër rënkimet e mia mjaftuar.
Më erdhën edhe motrat sot, këto brigje liqeni…
Më erdhën agimet e hershëm pranverorë,
Të gjitha… vetëm klithmat e brendshme
po më djegun edhe më shumë.

 

ÇEL, IMJA LULE TRËNDAFILI!

Si degë-thatat lëmsh tashti dielli
edhe dita s’ecën kaq për mbarë,
hapi shpirtin lule trëndafili
gaz i dha natës tërë dallgë.
Më këpute këmbët e duart,
lule-det, det i kuq nami,
këtu është çdo gjë shkret,
qiell në parvaz meraku.
Këtu paftë metali
me dy fletë bashkuar
në një bosht,
është vend e jetë bosh, bosh.
Mos ik, ushtar trëndafili!
Stuhi marrie m’është loti.
S’do vjen dita, s’do vish ti
Nga shitore, pako bekimi.

 

DASHURI, MOS BRAKTIS ASNJERI!

Keq janë kurdisur yjet dhe fanarët
e nganjëherë perëndia ka ditur që ka shpënë,
përplasur shkëmbinjve ato me vela, karabinatë.
Do të jenë mbushur mëkate të pafalshme
kiçi, bashi, drejtuesit e saj dhe tërë kuverta.
Dashuria nuk ka marr në mandat të përjetshëm
faljen e tmerreve të të tjerëve, as mizoritë e tyre.
Dashuria pse duhet qenë mol detar, ku të hipin
dhe ikin pas qejfesh të dynjasë
të ligët, të këqinjtë e gjithë ata vrastarë?
Dashuria nuk është qefin i blerë nga kushdo,
nuk është verbëri me qesim,
as durim gjer në pakufi,
si me një kontratë, marr nga Zeroja
padrone e Marrisë së saj.
Dua të rrojë kudo dashuria e panënshtruar,
kjo mrekulli tingujsh të qiejve të paanë!

 

PËR MUA DHE BARI KËRKON

Po ikin nga vendi, ku sytë këmbët, në botë…
Braktiset shtëpia…Si copë letre hidhet e dashura.
Lulet që mbolli, kopshtit që la gjurmët
e buzëqeshjeve, vajit e duarve, po tret tash larg…
kush e di, nëse do të kthej prapë. Mbeta vetëm.
E errët koha, si shkretëtirë vërtitur me hanxhar
Vetëm me orën, e cila më vret,
sa herë dëgjoj tik-takun e rëndë,
balsami po kthehet në ndryshk,
pranvera, që pa ardhur, po mbaron në myshk,
Një yll i vetëm në fund të qiellit, po të mbetet,
ai, unë do jem. Të mos më harrosh e të mos harroj,
nuk kam për të lënë. Për mua dhe bari kërkon.
E qielli, si det i paanë, me tërbimin më të madh,
brenda tij një peshk… drejt teje sytë me mallë.
Të mbaj në gjinj, më merr, ç’dua këtej?
Kthehu; po mbaroj!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s