Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

SA HERË

Sa herë shpreh unë ndjenjën time
ti më shmangesh me mjeshtri
Unë ëndërroj t’bukurat kujtime
Një terstrill më shpon ndër bri

Kam një brengë m’rëndon mbi sy
Më sfilit më tretë ngadalë
Ç’është ky gof me kaq furi
Që m’tundon dhe s’i bëj ballë

Pse më ndez këtë zjarr në zemër
Kur përmend kohën e tretë
S’di këtij zjarri si ti’i jap emër
Këtij tundimi që s’më len të qetë

Mos i fry prushit të mekur
se trazon të bardhën shpuzë
Çohet peshë ngashërim i fjetur
Një pikë lotë mbaron n’skajbuzë.

 

TRILL PËRVËLUES

Seç më vjen një trill përvëlues
Kalëruar mbi erë maji
N’shpirt më dridhi një zë kumbues
Vallë jam ëndërr apo zëri saj

I përhumbur endem natën
Zjarrin brenda s’e shuaj dot
Në çdo frymëmarrje gëlltis afratën
Në majë qerpiku varet një lot

Bëj ta fshij se më djeg marrëzisht
Dora shmanget e nuk bindet
Dhe një gof më ngufat tmerrësisht
Balli mërrolet shpirti grindet.

 

Dhe

Ti muzë shpirt harlisur
Rend n’galop mbi ëndrra t’mia
Unë mbetem ëndërrgrisur
Në gji t’vet më pështjell gurrnia.

Shpeshherë vjen me furi ere
Larg të ndihet hingëllima
Troku yt mbi luleshqerre
nxjerr xixa shkrep vetëtima.

 

LlAVË

Llavë vullkani ndjej n’thellësi
herë prush e herë thëllime
seç m’përcëllon diçka në gji
ah, janë fjalë të MIKES sime

shpesh i nisi disa vargje
herë me hir e herë pahir
MIKJA vargjet i thadron
dhe m’i kthen xhevahir

ndaj s’e di kush më tundon
Këngë e zanës a shtojzovalles
mbi të gjitha janë melhemfjalë
fjalët të ëmbla të sysorkadhes.

 

JAM ATJE

nuk kam nga kthehem o shpirt binjak
mes yjesh t’kërkoj syt plot galdim
marrëzisht më tundon një sevdamerak
pres shpirttrazuar nga muzgu n’agim

le t’përflaket dielli tym të bëhen retë
le të digjet hëna yjet le të shuhen
në tejmesnatë pres kohën e tretë
kur kam dritën tënde tjerat nuk më duhen.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s