Zemrave të lira – Eva E. Kacanja / Shkëputur nga libri “Statuja e shpirtit”

Poezi nga Eva E. Kacanja
 
 
Zemrave të lira
 
Në të bardhën kullë Re më prisni pak!
Ti hënë lozonjare sonte bëmu hark,
Të t’ gjuaj mbi zemrat ku flen dashuria,
Kur netët e majit digjen nga magjia.
Dhe kur t’i shoh të rrjedhin gjak,
Do të qesh dhe kupën e qiellit do ta mbush plot,
Do ta ngre atë kupë e do ta pi me afsh,
Për shëndetin e zemrave më të dlira në botë.
Kur nata të largohet porsi një manare,
Me buzët e gjakosura do ta puth mëngjesin,
Do t’I them se vij nga një tokë bujare,
Ndaj të m’i shërojë zemrat që po vdesin.
Letër nga ferri
Më ke pas thënë se kur të vdes,
Pas tre ditësh do më vish te varri,
Do më sjellësh trëndafila plot vesë,
Pllakën do embulosh me fletë trëndafili,
E më pas do e lash vec me lot malli.
Do të vdes shpejt unë të pata thënë,
Veten do e mbys me një helm të fortë,
Në një natë të bukur,në një natë me hënë,
Do I lutem zotit të më falë mëkatet
Dhe helmin e fortë do ta hedh në gotë.
Qeshe atëherë dhe më tha ca fjalë,
Unë të pashë me dhimbje dhe dyshim,
“Ti vdis më the por unë sa të jem gjallë,
Një femre tjetër s`do ia hedh sytë,
Vecse do të rri në tëndin kujtim.“
E tash kur kaluan ditë edhe muaj,
Letrën po ta nis me të bukurin djall,
Kur ta marrësh atë me një tjetër do të jesh,
E ndoshta duke qarë do ikësh nëpër terr,
E ndoshta atë natë do më qash mbi varr,
Por unë i dashur të pres vec në ferr.
 
 
Shkëputur nga libri “Statuja e shpirtit” – 1995
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s