Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi
 
 
Lartësisë dehëse
 
Ti se di, çdo të thotë të shohësh lartësive
Atje, ku ju dukeni vetëm ca hije gri
Ku vetëm si e tërë syrin ma ngopni
A më bëni të ndjej një çast si njeri.
 
Ah, lartësitë dehin frikshëm
Se syri nuk sheh me qartësi
Ju, aq të vegjël më zgjoni frikshëm
Fuqinë përbindëshe tek unë tani.
 
E ja tek qielli më bën një lojë
Furishëm breshër tek unë lëshoj
E s’ munda dot unë, e pushtetshmmja në tokë
Forcës supreme ti rezistoja dot.
 
Se lartësitë e mendjes njerëzore
I sjell në realitet veç forca hyjnore.
 
 
 
Sikur ta dije
 
Sikur ta dije ç’forcë fsheh një buzëqeshje
Do dije të heshtje pas saj.
 
Nën dy harqet, imitonjëse të lumturisë
Shpesh dergjen
lotë të burgosur dhimbjeje
a gërvishtje mbytëse në grykë
 
Një fjalë që vret në heshtje
A, një e ardhme që s’ premton
 
Sikur ta dije ç’forcë fsheh një buzëqeshje
Do nxitoje hapat për tek unë,
netëve vonë…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s