Poezi nga Elona Tabaku

269763897_690268205466905_1800425715720790253_n

Poezi nga Elona Tabaku

PËR TË ENDE JAM E MITUR

Shumë vite pas shtegëtova sot
Dhe syri i shpirtit ngadalë lotoi
Ashtu si nëna derdhi lot
Kur për të parën herë më përqafoi.

E në netët e gjata pa gjumë
Kur me dashurinë e saj më mëkonte,
Qante mbi mua kur rënkoja unë
Me lot e puthje më shëronte.

Nga foshnje më rriti e më bëri grua
Nuse më stolisi e më puthi në ballë
Si zog fluturoi kur “nënë” më pa mua
Qamte, më puthte e s’thoshte asnjë fjalë.

Por dhe tani që unë, vërtetë jam rritur
Kërkon që dorën prap të ma mbajë
Se në syt e saj ende jam e mitur
Do jem gjithmonë “vogëlushja” e sajë.

Si sot e 30 vjet më parë o nënë
Ti foshnje më mbaje në duart e tua
Si pushton yjet sonte kjo hënë
Uroj që të jesh krenare për mua.

ME GOTA LOTËSH, NGRE DOLLI

Në tavolinë e vetme jam ulur
E zhytur thellë në mendime
Se ëndrrat që të kisha thurur
Më kanë sjellë veç trishtime.

Dy gota lotësh kam përball
Në brëndësi të tyre jam duke notuar
Ngre dolli me to ngadal’
Plot mall mendoj për kohën e shkuar.

I pi të dyja gotat me fund
Dhe nis vrapimin në ëndrrat e mia
Por ty s’të gjej askund…
S’di ku të ka fshehur krenaria.

NËNA

Ku ka zjarr më të nxehtë
Që të pushton e nuk të dieg
Ku ka shkëmb më të fortë
Që t’rri mbi kok e nuk të vret.

Ku ka det më të kthjellët
Që të fundos e nuk të mbyt
Ku ka perlë më të çmuar
Që vezullon e s’të vret syt.

S’ka në botë më me vlerë
E as më të shtrenjtë se ti
Ti je vërtet një det i gjerë
Plot me mall e dashuri.

Para teje dielli shuhet
Yjet qielin të verbër e lënë
Dhe të dalë hëna druhet
Para teje o moj NËNË.

MË FAL

Më fal që kaq shumë të dua.
Më fal që të dhurova dashuri.
Më fal që mora ditë nga ditët e tua.
Më fal që prej meje po vuan dhe ti.

Më fal që zemrën ta dhurova.
Më fal që s’të plotesova çdo dëshir.
Më fal që me gjithë shpirt, të dashurova.
Më fal por s’të them dot :-Lamtumir’!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s