KONCEPT: MIDIS NJË REZISTENCE DHE NJË DREJTIMI TË DUHUR… /

MIDIS NJË REZISTENCE DHE NJË DREJTIMI TË DUHUR..
 
Nga : Rudina Mërkuri
 
KONCEPT
 
Jeta që na rrethon nuk është perfekte, duhet të jesh i aftë të jesh vetvetja dhe të gjesh rrugën apo barierat që në dukje duken të pakalueshme.Në këtë luhatje jetësore gruaja luan rolin kyç sepse asaj i duhet të jetë një nënë e mirë,grua, nuse dhe mbi të gjitha të përballojë stresin që ndoth rëmdomtë në mjedisin e punës.Këto “presione”e bëjnë shpesh femrën të ul tempin e jetës,të mbijetojë dhe të jetë pikë referimi për njerzit që e duan.Në të gjitha rastet ajo s ndalet vërtet vuan brenda vetes,lufton me ankthin e të përditshmes,por bëhet e plotë me atë buzëqeshjen enjë nënë apo një gruaje.Sepse ajo gjen gëzimin si nënë që lind brenda vetes një njeri të denjë,të pa skllavëruar nga empirikët e kohës.Duke kapur çastin,elementët negative i mposht me
e fuqinë e shpirtit.E tillë është gruaja, lufton mbi rezistencat duke dhënë drejtimin e duhur.Mendësia dominuese e një shoqërie maskiliste thellësisht patriarkale e shikon gruan të pavlerë,që duhet t’i bindet burrit,të jetë thjesht një qënie riprodhuese,apo të shikohet thjesht si një objekt.Evolimi i gruas ka ndryshuar paksa dhe kërkon sensibilizimin e duhur.Përmes alternativave gruaja arrin të modifikojë jetën e saj,duke shmangur disi ankthin dhe stresin,duke tejkaluar ato pragje ,ato imagjinata,apo tronditje që e çojnë në labirinte të pakalueshme.Drejtimi i duhur i saj e kthen në ekujvalencën e një dite apo orëve ku bota ,shpirti i saj arijnë të kapërcejnë tablonë e ç ngjyrosur.Ky nocion vaksinues jep shpresën e mendimit,motivin e rendjes së kohës,dritaren apo thjerrëzat e emocionit që vrapojnë në pasqyrat e një gruaje.Sa e vështirë është të mbijetosh,të gjesh urën apo shtegun e dritës jeshile,të dalësh mbi absurdet e njerzve paranojak apo gënjeshtrat e kohës.Por ti femër qëndron mbi gjithçka mbi tunelet e padala, mbi ditën që përplaset në platformën e ashtuquajturës “SHTRESË”,sepse je kodi i deshifrimit,fjala më e bukur, freskia e nurit që nuk dorzohet…..
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s