Poezi nga Melita Vjerdha

Posted on May 14, 2017

0


Poezi nga Melita Vjerdha
 
 
Qetësi…
 
Mbramja parakaloj muzgun,
u vesh me heshtjen që frymon
brym andrrash.
Nata zbriti ,e zgjume prej
kllapinash t’përlyme me harresë.
Qielli i shkundi yjet,
si endje kumblle n’prandvere
E hanës i’ u nigju frymëmarrja,
tek u pasqyru me ujnat që i
kish zàn gjumi.
Pemët përqafuem me ajrin
përcjellin flladin erekandshëm.
Briri i hànës me bishtin e qerpikut
stepojnë prej tundimit..
Horizonti si Hyjni shtrihet në
shtratin e butë të stinës..
e mbulume me mantelin e qetësisë…
Ndërkohe ujqit dikund rrinë të zgjuem…
 
 
 
***
 
Falma o jetë
në kalvarin tand
një ndalesë
Të zbres kryqin e mundimeve
trashëguem prej farës së mëkatit
Falëm!
Të rilind nuhatjen e përtërijes
të thënat e të pathënat
që se asgjesojnë realitetin
e zanafillës së pasosun
Ndalëm!
Në cakun e pendesës
e lutja të marrë trajtën tande
 
Sillma fuqishëm si ringjallje shpresën
Te rimarr hapat e ecjes
me kryqet e përbashkëta .
 
 
 
Mall i heshtun
 
Kam njimijë fjalë në zemër
kur ndjej se malli mi rrokullisë
vargjet
e mi pikon si mjalt kujtimet n’shpirt
Çurril ndër lot rrin t’ vjerruna
mbresat e lanuna n’ harresë
andej ku zhuriten mendimet
e lehta
stinët e vjetra
fjalët e ambla
e soditjet e pastra
Ndijimet e zbehta t’ voglisë
kacafyten rrejshëm si n’mjegull me gëzimet, trishtimet , andrrat …
e ngeshëm
i hapin shteg rrugtimit të shpirtit
për me gjallnue gjanat e
vdekuna qëmoti
E n’mall me i lakmue, tana ,
Se heshtja s’ ka za…
 
Posted in: POEZI