Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas
 
 
***
 
Mbrëmë
dielli perëndoi
mbi kodrat e ullinjve.
 
Para pak ditësh
u ngatërrua me gurët
e lumit.
 
Sot
ca kokrra limoni
mori me vete.
 
Vendin e vdekjes
e zgjodhi në det.
 
O diell!
S’ma tregove kurrë vendin,
njerëzit thonë ke 365 varre.
 
Vend
e pavend
qaj një të vdekur.
 
Bën Zoti
e qaj mbi varrin tënd…
 
…(volos..15..5..17.(
 
 
 
***
 
Shoh aeroplanët
me bishtin e prushtë ,
ndizet .. shuhet
me nje ritëm te caktuar
 
M’u bënë sot ..
më të largët se xixëllonjat e femijerise
Kjo ndjekje per te kapur
prushin e mishtë
 
Nostalgjia ime
mbetet e errët
malli …
se di per kë më merr!
 
Jam i sigurtë se
fëmijët e rritur në këto aerodrome
ndjekin xixëllonjat e mëdha
më të shpejta ,
jo te mishta metalike
dhe …
dot s’u kthyen më…!
 
…(volos..14..5..17.(
 
 
 
***
 
Sa gjilpëra
në degët e pishës!
Qëndisnin monopatin
tegel të gjelbër…
 
…(volos..5..5..17.(
 
 
 
***
 
Te fusha
e të rënve
merrte baltën poçari.
 
Një ditë,
ndërsa pinte verën e ëmbël,
nga fundi i qeramikës
dëgjoi amanetin e një ushtari.
 
Obligimi:
buza e kupës.
 
Mbase
gjente diku
buzën e princeshës!
 
…(volos..26..4..16.(
 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s