Poezi nga Petrit Sulaj
NJËMIJË MUNGESA E TRE HALLE
Të dashuroja shumë,
aq shumë
sa nuk mundja të mos doja
e duke qenë kështu
nuk e kisha problem të duroja
edhe kur shkërmoqesha
si rëra në gishta
nga tekat e tua
sepse e dija
se po të lija
më kishin bërë pritë e pusi
njëmijë mungesa
e tre halle:
e para,
të bëja zemrën gur
e dyta,
të fshija kujtesën
e treta.
të nisja nga fillimi, jetën….