Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

LAHUTË E SHPIRTIT DO KËNDOI DERISA TË VDES!

Lira e shpirtit nisi t’më këndoi,
si Orfeu me të ëmblin zë,
por përmbi tela një re gjëmoi,
një menead që terr pas lë…

E teksa një tingull i lashtë ilirie,
më ngjizet lirës nëpër këngë,
meneadat me kurthe pabasie,
duan t’më vrasin të ëmblin zë.

E në ndodhtë pluhur të bëhem,
si këndon Naimi në tijin varg,
le të më shkelë një rrënjë panje,
trup lahute le të bëhem pastaj…

Në vend të fijeve të bishtit të kalit,
dyzet fije nga shpirtit im,
tinguj lahute të nxjerrin prej xhanit,
ta zgjojnë Orfeun me fëshfërimë.

Lirën do kërkoj valëve të Hebrit,
që t’ia vë gjirit tek psherëtinë,
të zgjoj muzat që shumë i deshi,
e unë të zgjoj poetët e vendit tim.

Lahutë e shpirtit do më këndoi,
derisa t’më tretet i ëmbli zë,
dhe pse ndonjë re do më shqetësoi,
ndonjë re,që lahutën dot se zë…

©copyright reserved Mimoza Çobo

 

PSE THYEN HOJEN E BEKUAR?!

Ti nuk di ta mbash ndër duar,
shpirtin tim qe rreh gjethuar,
se tek shket e bie thërrmuar,
tretet ofshamave duke vuar.

Përmbi gjethnajë e pikëlluar,
dashuria me zë të shuar,
vajton këngën që s’u këndua,
refrenin që vranë buzët e tua.

Se një shpirt i dashuruar,
ka dy sy e buzë pjalmuar,
diell e hënë pa re mbuluar,
oqean me perla zbardhuar.

Se tek hedh akull dhe ngricë,
ia thanë buzët dhe dy sytë,
kur derdh breshër me tepricë,
thyen perlat dhe i mbyt…

Kur s’di t’më mbash ndër duar,
t’ma lexosh shpirtin qetuar,
t’më puthësh ëmbël gjer në thua,
pse thyen hojen e bekuar ?!…

©copyright reserved Mimoza Çobo

 

DUA RRËNJË DASHURIE …

Rrënjë dashurie,dua në vdeksha
t’më mbijnë gjirit gjer në eshtra.
pranë teje ëngjëll në u kthefsha,
zemrën mbuloma me gjineshtra.

Hidhmë poreve gjethe dielli ,
kallinj frutozë vërmë te beli,
me esencë të lules karatpeli,
shëromë ethet e ngjitmë qiellit.

Nëse jam mbytur prej makthit,
mblidh eliksirin e livadhit,
majë lulëzuarën e grunamadhit,
shtrydhma plagëve të xhanit!

Rrënjë dashurie,dua në u kthefsha,
t’më mbijnë gjirit gjer në eshtra,
lidhur pas zemrës tënde vdeksha,
me rrënjë dashurie e jo gënjeshtra…

©copyright reserved Mimoza Çobo

KARATPELI (lule dhe bar)
GRUNAMADHI (bar e lule) Qetëson, zbut dhe shëron plage të ndryshme

 

SE KUSH ISHA NUK E DIJE…

Nëpër vesë hapat m’i ndiqje,
si thëllëzën të më zije,
nëpër shtigje leqe ngrije,
se kush isha nuk e dije.

Kur një natë më pe në pyje,
nëpër gjethe mblidhja yje,
kur mbi sy mbillnin dritëhije,
buzëqershisë i jepnin shije.

Më the ju ngjaj yjësive,
kishe frikë afër të rrije,
më the ju ngjaj perëndive,
njëherë ikje,njëherë vije…

Qiellit vetëm nuk më lije,
as kur rendja ndër korije,
S’mund të rrija qiell pa diell,,
s’mund te rrija yll pa qiell…

Nëpër vesë hapat mos ndiqje,
si thëllëzën të më zije,
nëper pyll leqe mos ngrije,
kur për mua gjë nuk dije!…

©copyright reserved Mimoza Çobo

 

DO ZGJOJ AGIMET E VENDIT TIM

Tingujt e shekujve mblodha urtuar
dhe thirra bilbilenjtë e vendit tim,
të këndojnë nëpër vargje qetuar,
ndoshta agimet zgjohen me rimë…

Nëse qielli s’do ketë yje e hënë,
do thërras xixëllojat me urtësi,
e nëse mjegulla agimin ka zënë,
diell të bëhet vargu në qetësi.

Dhe porsi një nimfë e dashuruar,
do shfaqem natën pa bërë bujë,
do i vesh Ilirisë vellon e praruar,
vellon e hënës që se veshi kurrë.

E,në më pengofshin hijet e natës,
do zgjoj shqiponjën në flamur,
në lashtësi do e kërkoj shpatën,
ylberin do shaloj si të jem burrë…

Dhe shpatën do mpreh përmbi gurë,
errësiren do shqyej gjer në lëkurë,
sytë do operoj nga cipa mjegullore,
që agimeve të shoh eklipset diellore.

Tingujt e shekujve mblodha urtuar
dhe thirra bilbilenjtë e vendit tim,
të këndojnë nëpër vargje qetuar,
ndoshta agimet zgjohen me rimë…

©copyright reserved Mimoza Çobo

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s