Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

Luftëtarë të përjetshëm

Ditët e bardha
Me dritë rrezesh pastrojnë
Të thyera copat e ëndrrave
Të natës

Dashuria dhe urrejtja
Në arenë të drejtësisë
Luftëtarë të ftohtë të përjetshëm
Pa dëgjuar kronikat e shpirtit
Ndërtojnë harrimin

Në shpirt një lum malli
Që rrjedh pa u ndalur
Lënë gjurmë kujtimesh
Ç´të bëj me këtë tufë dhembjesh
Kur stina e re po sjellë
Lule të reja në kopsht
E unë kurrë s ´arrijta
Të hyj në atë lum të lumin
Ende qëndroj vetëm përskaj tij
Gjurmët duke ja ledhatuar

14.05.2012 Mühlheim

 

HIJA NË METROPOL

Në vijat e hirta të monotonisë
kërkoj drejtimin tim të humbur
nga njëzeteshtatë kate të rrokaqiejve
shikoj metropolin që prek qiellin
aty s‘gjej dot fundin e mashtrimit tim
zbres shkallëve të romantikës huazim
gjer te lumi Majnë
duke hedhur lulet n‘erë
përshëndes e huaj zvarritjen
e ditës së përshpejtuar
që zgjohet e fle harruar
nga njerëzit e ftohtë

Kaloj pranë bustit të Gëtes
me trishtimin e kohës moderne
ku dozë pluhuri
helmon njomjen e pranverës
qëndis veten me njolla blu
dhe me sy të fjetur shikon të sotmen
Hija ime si skllave e përbetuar
besnike përcjell shtatin tim
hyn në tramvaj me orar të saktë
koha që kalon më fut në kompjuterë
me të gjitha të kaluarat e mia
pështyj ajrin që ma zë frymën
në faculetë të mëndafshtë
e hedh në shportë
vuaj për oksigjen të vendlindjes
bijat e mia vërdallë më sillen
gjer në marramendje lozin me retë
drita i rrit me shpejtësi astronomike
në vend të huaj
I buzëqeshin ato diellit të shkrirë
në asfaltin e betonuar
që nuk tregon jetë
gjendem përnjëherë
në një udhëkryq vajesh
flisni shqip … shqip flisni
Të gjithë e kuptojmë fëmijërinë
Ah! Hija ime nuk më braktis
Edhe pse dielli në metropol perëndon
Hija ime besnike e lëvizjeve të miaFrankfurt 1996 

Marrë nga libri “IMAZHE TË RINGJALLURA”

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s