Fragment nga romani “Miri i lagjes sime” / Autor: Aqif ISAKU

Fragment nga romani “Miri i lagjes sime”

 

Autor: Aqif ISAKU

 

* * *

Oborri i Mirit i ngjan një oaze përrallore. Të mahnit me bukurinë që ka dhe gati se çdo vit shpallet si më i rregulluari në lagje, bile edhe më larg saj.
E gjithë kjo është meritë e gjyshit, i cili çdo ditë kujdeset për të dhe për lulishten thotë se i ngjan asaj të parajsës, sepse aty lulet çelin edhe në dimër. Aty ka edhe aq lule të bukura, që duken sikur t`i ketë qëndisur vetë dora e njeriut dhe me aromën e hijeshinë e tyre lagjen e bëjnë më të preferuarën për pushim, shëtitje e lojëra.
Po ku qëndron Miri në punët rreth kopshtit dhe mirëmbajtjen e tij!?
Edhe pse i këput lulet, gjithmonë kur gjyshi punon apo mbjell lule, Miri është në kopsht për ndihmë, sepse dëshiron të tregojë se edhe ai di të jetë i kujdesshëm.
Andaj, kopshtin shpesh e pastron nga barishtet e panevojshme, mbjell lule, i ujit, herë–herë i plehëron, madje edhe i punon.
Por, mos mendoni se me të vërtetë është ashtu siç dëshiron të paraqitet kohën e fundit.
Kur hidhërohet hynë në mes të kopshtit dhe i këput lulet pa kurrfarë kontrolli. Ndodh që edhe të luajë me top, sikur ai të ishte stadium futbolli! E kur prindërit e qortojnë, gjyshi i del në ndihmë. Si thoni, a vepron mirë ai!
Do të pajtoheshit, se gjithsesi se jo. E pse atëherë e mbron Mirin! Po ai është krahu i gjyshit. Përndryshe, ashtu edhe e quan. Do të pyesni pse?
Kur gjyshi del të shkojë diku Miri e kap për krahu dhe e ndihmon, sepse ai është plak dhe i nevojitet ndihma e dikujt. Gazetat ia sjell çdo mëngjes, i blen cigare, shëtit me të mbrëmjeve, andaj si mos ta mbrojë.
Dhe, Mirit për pak t`i dalin edhe brirët, ashtu siç thuan më të moshuarit. I tejkaloi të gjithë kufijtë e mirësjelljes. Andaj, një ditë prindërit vendosën që mos ta dëgjojnë më gjyshin dhe Mirin e rregulluan ashtu siç e meritonte ai.
Që nga ajo ditë kopshti filloi të lulëzojë për bukuri. Nuk ka më këputje lulesh pa nevojë dhe nuk luhet top aty.
Sigurisht që edhe ju e keni dëgjuar një të thënë, se: ” dajaku ka dalë prej parajse”.
Mendonit se do të ndryshonte Miri, po të mos ishte dajaku!!!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s