Poezi nga Etleva Lilamani

Poezi nga Etleva Lilamani
 
 
I ngjaj pranverës
 
Nganjëherë i ngjaj pranverës,
shpirtin e kam plot aroma!
Aroma mali- trëndelinë,
aroma fushe-manushaqe.
E freskët , si një lule në lulëzim.
Nganjëherë ndjehem si fëmijë,
më gëzon ardhja e pranverës.
Më pëlqen të rri barit në lëndinë.
T’ i falem, t’ i gëzohem flladit të erës.
Nganjëherë aromë e portokallit,
më deh, më merr frymën,
me fal gëzimin e të marrit,
e humbas në ndjenja derdhur lumë.
E kur flladi i ndjenjave më rrëmben,
si një frymë e lehtë bëhem unë.
Marr te bukuren pranvere ne qafe,
ngjizem përsëri e bëhem brymë.
 
 
 
Prej vetes
 
Prej vetes largohem,sa herë të pamundurën kërkoj.
Prej shpirtit lëndohem, ndër vargje kërkoj shërim.
E bardha poezi më ndjell gëzimin, frymëzimit çlirohem.
Sikur të mundesha zemërimit t’ i thosha jo.
Sikur të mundesha të falja veç lumturi
pa pendim.
Do të isha një varg, një penë, një dritë në errësirë.
S’ ka gjë se nga shpirti humbas çdo ditë një çast.
S’ ka gjë se shkul nga brenda vetes një gaz.
Ndjehem Naim, Poradec, gjeni mes detit plot tallaz.
 
 
 
Do të doja
 
Do të doja shume të jem dallëndyshe,
të shtegtoja larg, në qiell pa mëdyshje!
Të shtegtoja larg, si zog nëpër erë,
të sillesha rrotull, e lumtur ngaherë!
Po! Se qielli im nuk e njeh trishtimin,
qëkur te foleja njoha fluturimin.
Po! Se qiellit tim s’ i thua dot ndryshe,
veç fole gëzimi, e mira dallëndyshe!
Nuk dua të jem zgalem a petrit,
se mali ka plot zogj trima që rrit.
Dua thjesht të jem një zog i gëzuar,
të më përkedhelin, t’ më marrin në duar.
Nuk e dua dimrin ,se jam zogu i vetes,
sa jam rrotull une s’ fryn te pragu i derës.
Sa jam rrotull unë ka veç cicërima,
rrinë larg shumë larg borë e cingërima.
E mira dallëndyshe të thërret të zgjohesh,
hidhje tutje dimrin, s’ e ka kohë të ftohesh!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s