Poezi nga Jorgos HRONAS (Greqi) / Solli në shqip Dashamir Malo

Poezi nga Jorgos HRONAS (Greqi)
 
Jorgos Hronas (Yorgos Chronas) lindi ne Pire, Athinë në vitin 1948. Ai është autor i 26 librave me poezi, prozë dhe drama.
 
 
PAZOLINI I RAFINES (1)
 
Nuk erdha të jap dije për kinematografi,
filozofi, apo artin e poezisë.
Kërkoj kokat e dishepujve të Jezusit,
të atyre Rusopondëve,
të djemve nga Veriu. (2)
Më folën pēr një kamarier,
që punon pjatalarës ne tavernë
dhe ngjan me Atë,
dhe lotët e nënës së tij,
nuk do t’i shoh.
Vajtimet e saj nuk do t’i dëgjoj.
Vetëm zhurmat e anijeve që ikin,
vështrimet e udhëtarëve të mëngjesit
dhe Maria Kalas,
të zbresi nga Mercedesi.
Mirësevjen, Mari!
Ky është vendi yt.
Këtu është populli yt, që nuk të njeh.
Mos u hidhëro. Qetësohu.
Shëtit në bregdet tok me mua.
Lere shoferin në makine,
valixhet do të t’i zbres unë.
Si kaloi udhëtimi?
Shiko shtëpitë prapa greminës,
pulëbardhat.
Hip në varkë.
Kemi goxha rrugë për të bërë deri në Petalius.
Unë do të eci nëpër dallgë
dhe ti do të më vështrosh.
Rëra që do të na pranojë,
do të jetë e nxehtë.
Në mbrëmbje do të flasim për gjëra që dëshiron.
duke darkuar, nën dritën e qirinjve,
në tavolinën e mikpritjes.
Do të dēgjojmë miqtë tanë grekë.
Meloditë që kërkojmë,
nuk janë shkruar ende.
Verërat që pimë janë dehëse.
Hapja e shampanjës do të ushtojë,
si një e shtënë arme,
mes armatës së uriturve,
tek elefantët e Kenias,
të ndjekur prej gjuetarëve.
 
Martohet shërbëtori i Zotit, Pier Paolo Pazolini,
me shërbëtoren e Zotit Maria.
I pakufi gëzimi yt, Mari
dhe i bekuar fryti i gjirit tënd.
Jo, jo nuk është për ne.
Ne lindëm për të vuajtur,
më kishe thënë.
Nuk janë pjesë nga opera,
po rreshta nga ndonjë vepër e Euripidit.
Do t’i shërbej kësaj figure të lartë.
Të përulem, Mari!
 
Pse Pier Paolo?
 
(1)- Pier Paolo Pazolini, drejtor filmi, poet dhe shkrimtar italian.
(2)- bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë të pas ’90- tës në Greqi.
 
 
Solli në shqip Dashamir Malo
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s