Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Ashtu

e di përmendësh atë rrugë,
tamam si të shkoja për bar, ashtu,
me atë draprin me dhëmbë të zbërthyer,
me atë thesin tërë vrima , të shpuara prej drapri,
tërë dëngla, anës një kanali, duke më pëlqyer vetja…
e di përmëndesh se, do më korrësh, tufa, tufa, tufa…
se do më fusësh me dorën tënde, me ca lajka në thes,
për të më ngjeshur fort me këmbë, fort fort, fort…ashtu…
E di përmendësh atë rrugë, fillon ashtu…mbaron …ashtu…

Sofia Doko Arapaj
19.5.2017,  Greqi

 

ata u bënë shumë…

shpërthejnë krenarë nga puset e tharë,
nga stallat e vrara në kokë, me qysqi,
nga paraja shpërthejnë dhe përhapin murtaja,
n’ atë vend të bukur, që braktisëm unë e ti!

Sofia Doko Arapaj
19.5.2017,  Greqi

 

Për hatrin tënd

për hatrin tënd u çlirova nga vdekja,
si nxënëse e Kaliopit, muzës së parë,
lashë mëllagat të shtohen, kallupin e theva,
kapërceva aq rrathë, por ferrin… s’ e gjeta..

Sofia Doko Arapaj.
19.5.2017,  Greqi

 

***

Kockat nga lodhja, zënë ulërijnë,
këmbët e gjora, s’ më lënë të fle gjumë…
filloi të vajtojë ai qeni i gjitonit,
s’ më lënë, të fle gjumë…
më mirë le të ngrihem, të zbres poshtë nga Adi,
thonë se atje, ka feste deri vonë,
një fustan nusërie, si nuk e vesha njëherë,
po me rroba pune e shtëpie gjithmonë…

Sofia Doko Arapaj
14.5.2017 , Greqi

 

Sikur…

Sikur të isha ujë dhe baltë,
Dhe ti të ishe , Zoti vetë..
Me përkëdhelje të merrja formë,
Me një të puthur të merrja jetë…

Sofia Doko Arapaj
Greqi, Nëntor 2007

 

Jo aty…!

thërriste, lulehelmi, na kthehu, jo aty,
deti është i thellë, naaa kthehu, jo aty,
nuk është si me kanalin, të lutem, jo aty,
kanalin m’ a helmove o lulehelmi ti,
që ngjalat t’ më lëvrijnë përditë në gji…

Sofia Doko Arapaj
13.5.2017 Tiliso, Kretë, Greqi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s