Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

MIZA E KALIT

U mblodhën insektet
në kuvend parie
të kuvendojnë gjerë e gjatë
për punë ndershmërie

Nuk harrojnë t’përmendin
punën e morali
miza cakton vlera
m’u nën bisht të kalit

Morri i mban iso
pleshtat i japin krah
grijë zonja mizë
për ty s’ka gjynah

S’të rrezikohet jeta
mos i druaj hallit
ti bën jetë mondane
nën bishtin e kalit.

 

AT’ LOTKRIPË

Një trillters në natë pranverore
Vjen i turbullt përplot trishtim
mbi qepallë i shtrihet si fjollë bore
i arratiset gjumi e ndrydh një dëshpërimi

Ëndrra vjen e zjarrtë porsi meteor
me gjuhë flake ia përcëllon ballin
zhduket nëpër natë ndër male me borë
Pezull në shpirt seç i le mallin

Dhe një lot shkul në sy i djeg
Ngashërimet i vijnë si të detit valë
At’ lotëkripë me dorë, jo Ai s’e prek
në majëmjekër i tretet ngadalë

qëndron si kështjellë n’çdo dimërverë
në shpirt piratpoeti seç ndjen shtrëngatë
Jo, nuk mposhtet ai është GALERË
mbi det të tërbuar niset në mesnatë.

 

POET

Kudo thikarët mbjellin trishtimin
Çdo ditë përplasemi me llumin
Kërkoj mik të shpreh shqetësimin
Miq i kam poetin dhe lumin

Sodis ecjen e tyre stoike
Çdo valë çdo varg me mua flet
Bota është përplot llovrak e llum
Ndaj bjeru mik poet

Ky rreth është përplot handrak
Ndaj merri gjërat shtruar, pa ngut
Fjala jote është zjarr është flakë
Poet, ti nuk je Dhëmbësutë.

 

NË ÇAST

t’përfshu një ndjenjë dëshpërimi
Atë e ndrydhi xhelozia
Në do ta mbys atë pikëllimi
Hidh kripë mbi plagët e tia
Do duroj, gjë tjetër nuk i mbeti
Do gëlltis të ithtat fjalë
i nemitur si shkëmb buzëdeti
rri duron të njelmtat valë
I vijnë goditjet me furi
Por besimin gjë s’ia tund
Sodit YLLIN, HËNËN gri
Një gotë pikëllim e pi me fund.

 

MOS

Mos e gryej plagën- ka nis të përtërihet
mos prek ku nuk duhet- mos ma zbardhë natën
se një mllef i tërbuar-nga thellësia ndihet
do shpërthej si vullkan- dhe do vjellë afratën

Mos trazo dëshpërimin- larg nga jeta ime
Kërko tjera shtigje- shtruar me dafina
S’ishim ne të denjë- për t’gjata rrugëtime
Unë preferoj dhiaret- Ti rend mbi lëndina

S’duroj këngë pëllumbeshe-apo gardaline
Unë jam skifter- rritur në shtrëngata
Nuk e dua jetën-n’kafaz kanarine
Fluturoj kah qielli- mbi bjeshkët e larta.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s