Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Endërr

E pashë hënën sonte, mpleksur flokëve të tu.
Zgjata dorën, ta shmpleks ngatërimit…
Mos – më tha ëmbël, rri bukur këtu
Do të shkoj, me të ardh rreze e parë e agimit…
Porsi zog shtegëtar, përmes qiejve blu!

E lash hënën stoli, përmbi flokët e tu
Mbeta i mahnitur… Erdh çasti i zgjimit!

 

DRITARET

A nuk janë dritaret, sy, i syrit tonë
Mbirë fytyrash mure, të mund të hyjë drita
Të mund të hyjë bota, paçka se kafshon
Tagjikomikja botë, ngërthyer hunjshëm në prita
A nuk janë dritaret, sy i syrit tonë?!…

A nuk kanë dritaret, të vetin horizont
Nga ku derdhet bota, që ethshëm ulërrin?!
Tebdil veshur mjegullash, në dritë dielli bjond
Dhe e shkallmojnë trurin, e rrahin, e mpinë
Para arratish, humbellash, në terrhon!…

A nuk janë dritaret, sy, i syrit tonë
Me vazo gjëmbaçësh, rimel mbi qerpik…
A s’duhej, dritëarrtën të derdhin gjithmonë
Të qiellit të kaltërt, të një dielli nazik?!
Flejnë dritaret tona. Qepenash vajtojnë!

 

Ti, Shën Maria ime…

Ti, Më erdhe mbrëmë, ëndrës sime
ngadalë, butësisht, me pantoflat në dorë.
As zvarrgia e tyre, mos më mbes ndër kujtime
Trembesh, gjumin më prish, ulur syrit kurorë…
Ti, ylli Afërditë! Ti, Shën Maria ime!

Mu mbush dhoma dritë, shpirti dlirësi…
Cili gjumë të më merrte?! Jo, jo… S’ish e thënë!
Në ka ëndërr që dëshiron të shoh çdo njeri
Eshtë ëndrra kur ndjen shpirtin, të të tejmbushet Nënë
Kur ndihesh paqtuar prehrit të sajë, si fëmi!

 

Nënë!

Mesqiejsh mbërthen yje, të më ndritojnë muzgjet,
që jeta s’m’i kurseu, m’i dha me tepëri…
Frymova frymën tënde, o Nënë, e bukur Nënë
Mbetur në sytë e tu dhe plag dhe dhembshuri.
Qëndise rreze dielli, çastet që brren mërzia.
Veshe petale lulesh, udhët e jetës sime
Dhe mu përgjake gjembash, ashtu e dëshiruar
që gjëmb të mos më prekte, që gjemb të mos më hynte!
Përgjake shpirt e frymë, e shtrenjta Nëna ime!
Përndrite brengën time, me pikëza mirësie
rendur cepsyrit tënd, që thjesh i quajmë lot.
Shpalos flatra agimesh, muzgjesh në perëndime
I lutesh Perëndisë, për çdo fëmijë në botë
I falesh Perëndisë, me fjalë Dashurie
Ku Hyu vesh çdo fjalë, mantelesh mirësie!
Sa fjalë gjuhët të lindin, nuk të përshkruajnë dot!
Dy rrokëshi, emri Në-në, mbirë buzës së fëmijve!

 

PËRHERËSI…

Mbylli sytë, për një çast… Fillo ëndërro!
Endërrbukurën ëndërro, porsi zambak të bardhë.
Merr frymë thellë… Nis tani, numëro
Me ngadalë, pëshpëriti numrat me radhë
Laja terret ëndrës dhe vazhdo, gërmëzo!…

Një… dy… tre!… Frymo jetë, mos druaj!
Ndje të ftohtë, sa ç’mund të ndjejë njeriu në frymë…
Endërbukura dhe unë, për Ty s’jemi të huaj…
Ndjej shpirtin rrënqethet, si lulja në brymë.
Ndritojnë rrëzëllitës mijëra yj, syve Tuaj!

Mos nguro – të them, tani nis dhe duaj.
Dashuro marrëzisht, makrobotë, mikrobotë
Dashuro gjëra, që i kap veç ndjenja e Juaj
Dhe lere syrit të rrjedh i lirë, një pikë lot
Në qofsha mes ëndrës, përherësi e quaj!…

 

Në zhveshje…

Zhvishu, të lutem, përshpirtshëm, ngadalë…
Leri poret e lëkurës, të ulërijnë nën frymë
Lermë mua, të hesht, pa thënë asnjë fjalë
Lermë mua, të epem, si lulja nën brymë
Lermë mua, ndërkryer, nga vetja të dal!
Zhvishu, të lutem, përshpirtshëm, ngadalë!

Lëre gjoksin të derdhet, atë gjoks të përkorë
Ato sumbuj të errëta, q’u ngjajnë natës së gjatë
Ato lule jasemini, që s’u bënë kurrë kurorë
Ato lule gladiolë, që s’i prek dorë e ngratë
Ato lule tulip, që i zgjojnë sytë qorr…
Zhvishu, të lutem, më shpëto nga kjo natë!

Lere bustin mermer, që sytë e mi kanë haruar
Lere trupin e brishtë, sytë e mi të qorrojnë.
Ler ijet dhe kofshë, përmes dritave shuar
Ler deltën mes kofshësh, si nepërkë të kafshojë
Deltën, ku jeta hareshëm ka shkuar…
Tani, më mirë vdes, nga ç’mundem të rroj!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s