MOS MË KËRKO / Poezi nga Rrahman Hyseni

Poezi nga Rrahman Hyseni

 

MOS MË KËRKO

Në adresën e vjetër mos më kërko
As në rrugë e në dhomën e gjumit
Mos më prit te dera e vjetër
Se është mbyllur përgjithmonë
Kur malli të na ngufatet në vetmi
Lagjes së vjetër do t’i kthehemi përsëri

Do të ulemi në një skaj të harruar
Të gjitha kujtimet për t’i kujtuar
Të lutem mos më kërko në adresën e vjetër
Ku shpresa e munguar është rrënuar

Mos kërko ditët tona
Ato i rrëmbeu deti me një stuhi
Dhe i mbylli me dry.
Mos kërko fotografitë
Kur ishim të lumtur
Ato tani janë shkrirë në kujtime
Mos kërko mbrëmjet
As ditët me ty
As kohën e lumturisë
Ato i rrëmbeu erë e fortë e stuhisë
Mos më kërko tani
Se jemi një gotë e thyer
E pikat e shiut bien mbi të
Mos më kërko…mos më kërko…

(Rr.H)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s