Poezi nga Valbona Hykaj

Poezi nga Valbona Hykaj
 
 
ZHURMAT E TOKËS
 
E ndjej prej larg zhurmën e tokës,
Ndjej zërat nga funddheu
korja e tokës po pehatet,po luhatet…
E ndjej!
Turma po rendë në shtratin e kaltër valë-valë,
E unë po i ndjej zërat prej larg,
Zhurmat e çuditshme melodioze,mistike…
Zërat vijnë poshtë kores së tokës.
Zërat po thonë,se shpirti shpëtoi,
Në mistikë kerkohet edhe trupi..
Po blerojnë zërat,po vesojnë gjelbrim.
Unë i ndjej ngado,si sythe shperthejnë
Mbi lekuren time,
Më zgjojnë prej gjumit të thellë.
Vershojnë,vrapojnë e s’ndalojnë zërat!
Turma po rendë si lumë i bardhe.
Zërat po thonë,se shpëtoi Shpirti!
Është ag’ pranvere,a fund dimri…
 
 
 
PO DUHET ME JETUE
 
Po duhet me jetue,
Edhe pse po thonë se k’tu s’ka jetë..!
Po duhet me u ndie gjallë,
Me marrë e me dhanë frymë,
Me gjallue po na duhet,
Ani pse krejt po thonë,se k’tu mungon ajri..
Po duhet me marrë veten me të mirë,
Fill` sa fekton agu,
Me u çue pa përtue,tuj mendue si me jetue
Ne k’të vend ku të gjithë po thonë se nuk ban’..
Sa fekton rrezja e parë,
E veten me e pështjellë në lumnim endërrimtar’,
Se dita e bardhë ka me ardhë.
E shpirtin me përkedhel si fëmi,
Me e mashtrue me një perrallë..
Veç me e bindë,me jetue,
Në k’të vend,ku të gjithë po zhurmojnë
Se jeta hiç nuk “vlen”…
E zemrës me i’a gjetë një tingull
Aty ku preket më lehtë,
Me e ba’, me rrahë në çmenduri,
Ani pse krejtë po thonë,
Se s’ka ma’ Dashni!
Po duhet me u ndie gjallë!
 
 
 
MOS’ O ZOT
 
Je kaq e bukur,
Sa kam frikë se fjalët s’më dalin për Ty.
Je kaq e kaltër,e kthjellët,
Sa kam frikë se turbulloj’ dritën tënde,
Kam frikë se mos fjalët s’di ti zgjedh’
Edhe pse shkruaj.
O zot,je kaq e mistershme.
Kaq hyjni ke brenda trupit tënd.
Sa të kan’ thënë edhe Zanë!
Në rrjedhën tënde të bardhë e të kaltër,
Në muzikën tënde qiellore,
Je kaq e vërtetë…
Sa kam frikë se veç me një varg
E prishi qetësinë tënde,
E thyej pasqyrën tënde të magjishme,
Aty ku shtojzovallet krihen e lodrojnë.
Më beso,fillova të ndjej’ dhimbjet e tua,
Frymën tënde po ndjej!
Mbi trupin tim(tënd) më duket se po gërmojn’,
Po te kthejn’ në Rozafë…
Mos o zot..!
E unë,krejt e padobishme,..
S’mund të bëj asgjë për Ty!
Ku të fshihem prej Teje,si të fshihem,
Unë mbaj Emrin tënd..!
E unë,kurrgjë s’mund të bëj për Ty!
 
 
 
EDHE NJË LETËR PËR TY
 
Tash,që pranvera mbuloj gjithësinë
E zogjt’ erdhën në folenë e vet,
Toka lumnohet në të blertën e saj’,
E qyqja ia merr një kënge krejt’ në vajë…
Gruri ka mbirë në ara,
Bora në Alpe filloj me u shkri,
Dhe pse e di,se rrugë kthimi kurrë s’ke me pasë,
Po e nisë një letër për Ty!
Krejt e trishtueshme kam nisë me iu bindë,
Fatit fatkeq që të mori Ty!
Gjynjëzuar jam,tek pllaka e varrit,
Letrën me ta lanë,si dikur…
Si kumt’ mbi gurë!
Qëllon një shpend udhëtar’,
E k’to vargje ti këndon në gjuhën e vet…
Atëherë do ndjesh’ se s’të kam harruar,
E lutjet e mia do ta shpojnë vetminë,
Atje në botën tënde,
Kur të falat e motrës,do të vijnë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s