Poezi nga Zhaneta Barxhaj
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Valltari pa këmbë”
GJERB
Një kërcell nxjerrja-sysh
çpon regëtimën qorre…
Verbim tokësor baltë e ujë,
në pellgjet gjerbur prej
amfibësh jargavitur…
Fashuar me garza resh,
i dukej veç syri i rënduar nga rrezet…
FORMA
Algjebër kutish e rrathësh,
romb trëndafili cërgash.
Ma sjell këndin fare afër buzës,
dhe unë çpohem sërisht.
GËRMUSHUR
Trajta hundore
të fonemave cullake.
Kërrejnë prej lakimeve,
shquarësinë e tokës sterile.
Shenja pikësimi të ardhme,
gërmushur psikikës.
Nxjerrin formacionet e betejës
së shqyer të dialogut
orientalo-kristian…
Aty në Bosfor përballë Jeruzalemit
ALFABET
Pesëkëmbësh grindavec
më tregon rrugën e gjurmuar.
Nëpër stoqe gërmash të trashëguara,
nëpër lakimet e vdekura,
gjuhës kulturore, mohuar e mbartur në supe
lexuesish të marrë, shkencëtarësh filozofik,
të tokës së premtuar…
NJË ZOK
Zinxhir i patëmetë hallkambërthyer
nxiton hapin fluturak në ag.
Erës i kthen shpinën
diellit fytyrën,
natës… qeton, vdekon
“një zok”
PSALLME
Tinguj gjëmues,
në meshën e mesnatës.
Skarlatina nxjerrë shpellave egërsisht.
Përpiqen të kërcejnë rok,
nën tamburin e meshës së mesnatës.
Qirinj që varen,
tavanit formë çuditur.
Psallme të leçitura,tretur
nën hingëllima kuajsh.
Savanë …ku je?