Cikël poetik nga Nehat Jahiu

Cikël poetik nga Nehat Jahiu
 
 
 
KURR NUK TA SHES NDERIN TIM NË PAZAR, O ZAGAR
 
Këtë ëndërr asnjëherë mos e ëndrro hiq
që të më futësh në shtratin tënd lakuriq,
të mendosh se unë për ty jam një lakër,
të më presh kërthizën për interes me drapër.
 
Unë jam një mal me shumë brigje,
nuk më ka rritur nëna në udhëkryqe,
mos mendo se unë jam një “nuse”,
të më përkëdhelësh ti për gushe.
 
Ëndrrën mos e ëndrro në mesditë,
se nuk jam një farë e pistë.
Unë veten nuk e kam nxjerrë në pazar
të shtrihem në shtrat me ty, o zagar.
 
Unë jam mal i mbushur me dëborë,
jam një nuse që kam lidhur kurorë,
mos mendo se unë jam një lakër,
të ma presësh kërthizën me drapër.
 
Kurr nuk ta shes timin nderin e moralin
tek unë nuk mund ta blesh pazarin,
për një karrige e për një vend pune
të bëhem ty, o pis në shtrat e ytja nuse.
 
Unë jam shqiptare që kam nder e kam një burrë
nuk jam lavire që për intrese shes ushkurë,
kurr mos ëndërro, o pis, farë e flliqur, o zagar
se nderi im i një shqiptare shitet tëndin në pazar
 
Vetes nuk i lejoj kusht të futem në politikë
të ia shes moralin një zagarit për një karrigë
Jam një bijë shqiptare si mali me dëborë
Që me gjak lirie atdheut i kam thurrë kurorë.
 
 
·
KJO LULE TË PËRKET VETËM TY
 
E di se nuk më ke harruar Guri
tek ti jam çdoherë aty tek lumi,
me ty jam në livadh e në krua
eh, sa shumë unë Zana ty të dua.
 
Unë jam në vazo një lule e bukur
që ty të bëjë çdoherë të lumtur,
dashuroje me shpirt e shikoje me sy
kjo lule Guri të përket vetëm ty.
 
Do të deshja vetëm ty të më puthëje
e do të deshja të mos më këpusje,
unë do të jem aty me aromën time
ta shijoj vetëm shpirti yt e zemra ime
 
Gjithëçka tjetër Guri është në dri
askush në botë për këtë nuk e di,
merr frymë dhe ndjeje aromën time
unë jam pranë teje me zemrën time,
 
 
 
ATJE KU I THONË MOLLA E KUQE
 
Babën ma shanë e ma vranë te ara jonë
aty ku ishte duke lëvruar në tokën tonë,
nënës i thanë nuktë lëmë të bëhesh nuse
aty ku don ti atje te Molla e Kuqe.
 
Ma vranë babën mu atje te Koria Plakë
duke bërë roje mos ti presin lisat e gjatë,
nënën ma bërën nuse atje diku në varre
e vranë duke na gatuar
bukën e arës sonë në magje.
 
Baba u ba aty te Koria Plakë dhëndërr
me vite për tëi shte kjo ëndërr,
edhe nëna me fustan të bardhë u bë nuse
mu në atë vend ku i thonë Molla e Kuqe
 
 
 
DASHURI E PRANGOSUR
 
Dashurinë ma vodhën
ëndrrat për lirinë mi plagosën,
këngën ma ndalën në çifteli
më thanë pranverë nuk ka për ty.
 
Më thanë të mos pushoj te lumi
ku janë dashuruar Zana dhe Guri,
mos ta dëgjoj zërin e bilbilit
te korija ime në muaj të prillit.
 
Më erdhën te pragu i derës
më thanë të mos i marrë erë pranverës,
më thanë të mos ulem për të pushua
e mos të pi ujë aty në krua.
 
Ata ishin aq shumë të poshtër
bukën ma morën në timen sofër,
më thanë të këndoj si një qyqe
në atdheun tim, në vendlindje.
 
Por unë sot e këndoj lirinë time
me vargun e bukur të poezisë sime,
asnjëherë nuk do shtrihem për dhe
do të jetoj i lirë në timin atdhe.
 
 
 
NDËR NJËMIJË VASHA
 
Në krua kur vije ti ujë me mbushë
me një gjerdan të varur në gushë,
Flokët e gjatë e me ata sy të zi
ndër njëmijë vasha të njihja unë ty.
 
Një kollan në dimia lidhur për brezi
floktë në mëngjes ti lagte krahnezi,
Dy shtamba me ujë i mbaje në dorë
trupin ta mbulonte këmisha e hollë.
 
E bardhë si bora në maje të Sharrit
nuri të buzëqeshte në mes të ballit,
faqet e buzët e skuqura qershi
ndër njëmijë vasha të njihja unë ty.
 
 
 
KU PO SHKOJMË…
 
…e ku po e lëmë fushën e malin,
dashurinë e mallin,
e ku, e ku jemi nisë, ku po shkojmë?
Qysh mund të rrojmë?!
 
…e ku po e lëmë nënëloken
dhe tokën,
e ku,ku jemi nisë, ku po shkojmë
A mund të rrojmë?
 
…e ku po e lëmë diellin
dhe hënën tonë,
në duar kujt po ia lëshojmë…
A mund të ia besojm?!
 
…e ku po e lëme buzëqeshjen
dhe etjen
për dashurinë tonë,
e ku, ku jemi nisë, ku po shkojmë
A mund te durojmë?!
 
Me vete po marrim
vec mallin
dhe emrin tonë e shtrëngojmë fort
të mos na e prishin, të mos na e marrin…
atje ku shkojmë…
 
 
 
MË MERRNI NË KRAHË, DALLENDYSHE!
 
 
Dëshiroj të shkoj të prek cdogjënë,
të shoh a është plakur e mira nënë.
 
Dëshiroj pranë vatrës të pushoj
plagët e shpirtit ti shëroj.
 
Dëshiroj përgjithmonë atje të pushoj,
gjerësa dheu i tokës të më mbulojë.
 
Më merrni në krahë, dallëndyshe,
ju, të urtat, që ktheheni në vendlindje!
 
 
 
TË PRET MALLI QË NA TRETI…
 
Po thërret e pisket bjeshka,
të pret pranvera e vjeshta,
të kërkon dielli e hëna,
në krye të shkallëve loton nëna…
 
Po thërret e pisket deti,
të pret malli që na treti,
të kërkon fusha e mali,
në breg të detit mbeti djali.
 
Po thërret e pisket shtëpia,
të pret peng dashuria,
të kërkon guri e druri,
ngrirë ka shqipja te flamuri…
 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s