Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

HESHTJA
(në maj, e hënë në katër pamje), 3

1.
Përshëndetje e hënë!
ç’po ndodh me ty?
edhe sot kokëdhimbje?


2.
Mbi lumenj të Babilonit
vazhdojmë e ngrijmë
me sytë kah Sioni
me këngët tona varur në gema shelgjesh


3.
Edhe kur hesht je fjala
fjala që thyen gurin
brenda meje
brenda teje
brenda nesh


4.
Tash që ora e pritjes u mbush dritë
kokëdhimbja pushoi
e hënë
dhe unë t’fal zemër, mendje e shpirt.

 

MARA

Tej Detit të Kuq…
tre ditë ka që udhëtoj nëpër shkretëtirën e shpirtit
etjen për t’ shuar

Uji yt i hidhur
Mara
uji yt i ëmbël

Nëse dëgjon zërin tim
ta dish
krejt etjen time
n’ujin tënd e mbolla

Etja ime
Mara
mbetet veç e jotja.

 

JEHONË E BUTË KËNGE
(ose Psalm për Pemën e Jetës)

Mall zemre
n’ajër,
n’ujë,
kudo, këngën shpërfaq
dhe diellin – mirrë që syve t’mi rigon
në sytha,
në gjethe,
në degë,
në krejt trupin tënd përrallor, Pemë e Jetës.

Aromë frutash,
si një frymë hyjnore,
ndjehet në Eden
e kockat e mia shenjtërisht m’i ndez
ti që mban e thyen boshtin e universit.

Ouu!
Adam!

Po, Evë, më thuaj,…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s