Shtëpia Botuese ” MUZGU” botoi vëllimin poetik “Rebeli” të autorit Bajram Torba dhe parathënie nga Botuesi Mark Simoni

Shtëpia Botuese ” MUZGU” botoi vëllimin poetik “Rebeli” të autorit  Bajram Torba dhe parathënie nga Botuesi Mark Simoni

 

E kam thënë para ca kohësh në një intervistë tek gazeta MAPO, se qeshë fëmijë kur hasa në një strofë që s’do e harroj. Kisha lexuar libra me mjaft gjëra të çuditëshme, subjekte interesante, përsonazhe gjithëfarë lloji. Dhe papritmas gjej në një cep të humbur reviste një strofë që ishte mjaft impresionante për mua. Mbase përjetimi qe shumë mbresëlënës.

“O ti këngëtar i vetmuar i rrugës.
Që në mesnatë i bie kitarres,
Mos m’i zgjo të lutem shumë,
Ëndërrat e së dashures…. “

Qe krejt e thjeshtë, pa figura, e kuruar bukur e me delikatesë. Por që kishte brenda vetes ekstravagancen dhe revoltën e butë dhe artistike ndaj përgjumjes së shoqërisë në një sistem diktature. Tipologjia e përsonazhit të vjershës qe krejt ndryshe nga edukata dhe rregullat standarte të të tjerëve. Ai qe një këngëtar bohem, njeri që bridhte pas aventurës, i vetmuar, me hallet dhe brengat brenda tij, në rrugët shkret e fillikate të natës, në rrugicat pa njeri. Dhe këndonte e i binte kitarrës, me këngët e veta ndoshta plot brengë e lëndim, këngë që mund të trandnin e të zgjonin prej gjumi dhe ëndërrash vajzat që flinin. Vajzave mund t’ua prishnte mendjen dhe t’i dalldiste kitarra e mesnatës me kenget e saj. Pra ky lloj njeriu, që bën atë që nuk e këshillonte rregulli kolektiv, është një revoltë, është një rrebel.
Kur lexova në dorëshkrim librin me poezi “Rrebel” të Autorit Bajram Torba, m’u kujtua ai përsonazhi i vjershës që pata lexuar në fëmijëri. Rrebeli, njeriu që thyen rregullat që e mbajnë si këmisha e forcës trupin e të sëmurit psiqik, njeriu i aventurës dhe i udhës, njeriu që e ngre zërin, që ka brenda grushtit të tij jehonën e grushtit të Migjenit që don “t’i bie malit që s’b’zanë”. Poeti Torba karakterin e fortë e ka të vendosur në plazmën e vargjeve të tij, ka shqetësimin dhe brengat e vetëdijes, ka vitet e tija të provave të mëdha, ka vokacionin e dëshirave dhe të aspiratave, ka kilometrat e rrugëve që ka lënë pas gjurmëve të tij dhe qindar rrugë të tjera, të njohura e ndjellëse, enigmatike e tunduese, që e therrasin parreshtur. Ky regjistër frymëzimi dhe stili të jetuari artistikisht e ka bërë Bajram Torbën të gjejë dhe të përdorë për bukuri energjitë e fjalëve. Ai tenton që fjalët t’i ngjajnë vetë Poetit, të jenë ekstravagante dhe kokëkrisura, rrebele dhe të pabindura. Me këtë poeti nuk futet në manjerë, por ka gjetur shtegun se si do të mbërrijë tek lexuesi dhe shoqëria. Bajram Torba nuk turret pas efekteve, por pas substances, sepse poezitë e tij janë librete të revoltës te inspiruar nga padrejtësitë, hallet, mjerimi dhe vuajtja e shoqërisë, nga sëmundja kolektive e apatise. Ndaj Poeti don që t’i transmetojë lexuesit dhe shoqërisë impulset e tij, gishtin e akuzës, gjyqin e madh të vetëdijes, zërin tribunal. Në tërë këto hove, batica dhe zbatica dufesh, jehona pasionesh dhe frymëzimi, ndjehet zëri i poetit. Ai klith në këto poezi, këndon në këto motive, reciton në këto vjersha. Ndoshta mardhënia e Poetit Bajram Torba me skenën, regjinë dhe aktrimin, ia kanë dhënë poezive këtë energji, këtë rol, këtë pamje e trandje. Shpirti i tij rrebel duket se ka zbritur deri në aksin e botës, deri në ndërgjegjen e lexuesit, dhe që atje të rregullojë sadopak zemrekun e prishur të shoqërisë.
Nëpër faqet e librit, herë pas here shfaqen lirika të bukura e të tejdukëshme, elegante e të hajthshme, mjegullore e të lbyrta, delikate e tëpër fragile. Por nën to ndjehen lëkundjet e shpirtit rrebel. Kjo më kujtoi një pamje të bukur që ishte marrë nga lartësitë, mbi Vezuv apo Etna, (të më falni se nuk më kujtohet se në cilin krater vullkani qe bërë filmimi). Kuptohet që vullkani qe fashitur, krateri qe mbyllur, dhe mbi të pati rënë një dëborë e bukur dhe njëkohësisht e çuditëshme. Bash atje, ku para ca muajsh dilnin gurët dhe llava e zjarrtë, kishte ardhur dita të flinte një cipë e bukur dëbore. Por kjo nuk do të thoshte aspak se, atje thellë, poshtë cipës së dëborës, nën bardhësinë e trupit të saj, nuk vazhdonte te ziente toka, dhe te vlonte zjarri i llavës vullkanike, Ato që të nesërmen mund të dilnin nga thellësitë e të çudisnin botën. Kështu është dhe shpirti rebel i Poetit, që zien edhe brenda cipës së hollë e të bukur të lirikave.
Bravo Bajram Torba.

Botues: Mark Simoni

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s