Poezi nga Mimoza Bici

Poezi nga Mimoza Bici

 

***

Ndez dritën
e trembur,
se mos shkrihej trupi
dashurisë tënde
gllabëruar errësirës…

Oh!
Prania e hijes
përvëlon më shumë
se trupi yt i mishtë …
Tani që jam dritë
vuaj pagjumësitë !

(M.Bici , poezi nga cikli i poezive ” Për të gjithë të pafajshmit ” Tiranë , maj 2017 )

 

***

Sot në shi,
shtrydh dashurinë time të humbur
Janë retë më pas
do më mbulojnë lakuriqësinë,
ku unë pa turp
tregoj hiret
transformuar
fërkimeve të epsheve.
Akoma më pas
ylberi ,
do më dhuroj plot ngjyra,
për t’i treguar
një tjetër mashkulli,
sa e bukur jam!
Dashuria vazhdon.

Dashuria është vargshirash
Shtrydhur etjeve të tokës
Për të hapur
zgavra të reja.
Mes pemëve jete
Thahet…përsëri gjelbëron
Kështu bota frymon…

( M.Bici, pjesë e shkëputur nga poezia “ Po bie shi “ nga libri ” Beko çastin” , Botime NACINAL, Tiranë 2016 )

 

***

Janë zgjuar përrallat
sa vdiq,
i bukuri njeri
për t’u lëkundur
në varkën e dëshpërimit.

O njeri , i bukuri njeri!
Kruqëzuar në heshtën e tërbimit
Je verbuar.

O njeri,
i bukuri im,
ke zgjuar përrallat
për t’më lëkundur
në varkën e dëshpërimit
Nuk jam det
por një pik’lot
Mbyt gjithë botën
nëse trishton…

Oh i mjeri,
i bukuri im!
Kryqëzuar në heshtën e tërbimit
as përralla nuk tregon dot…

( M.Bici, nga cikli i poezive “ Për të gjithë të pafajshmit ” Tiranë 2017 )

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s