Poezi nga Vjollca Ajasllari-Koni

Poezi nga Vjollca Ajasllari-Koni

 

E BUKURA MJELLMË…

Shëtiti gjithandej, e bukura mjelmë;
vals i saj sikur s’kishte fund…
Priti muzgun, deri sa u kuqëlua dielli
dhe nuk u pa më, brigjeve, askund!?

Ca valë të trazuara u shfaqën në agim,
një melodi të pa akord lëshonte plepi…
E bardha mjelmë, krahëhapur, iku
atje… ku prehet poeti!…

 

***

Nëse marr rrugën do iki heshtur !
Kokën se kthej mos më kërko;
Do gëlltit dhimbjen gatuar me lotin,
Veç lotin tënd nuk dua ta shoh.

 

SI…!?

Si nuk ndalojnë shirat e kësaj pranvere,
grija po mund ngjyrat e saj?!…
Atje ,këtu,andej , kudo oaz lotësh
dhe lulet e ullirit shpërthejnë në vaj!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s