Shtëpia Botuese “MILOSAO” publikon vëllimin poetik “SHTEGTIM ME MUZGUN” të autores Marjeta Shatro – Rrapaj.

Shtëpia Botuese “MILOSAO” publikon vëllimin poetik “SHTEGTIM ME MUZGUN”  të autores  Marjeta Shatro – Rrapaj.

 

Poezia si muzë dhe ndjesi e thellë në kufijtë estetikë të autores Marjeta Shatro – Rrapaj

Autorja Marjeta Shatro – Rrapaj vjen me vëllimin e dytë poetik “Shtegtim me muzgun“, botim ky që e ngre në shkallë më të lartë krijuese dhe e konsolidon më shumë në rrugën e saj drejt poezisë. Që në fillim të këtij vëllimi ndeshemi me larminë poetike të gërshetuar me elementët e natyrës (simbolikë e njohur kjo për karak-terin krijues), por tashmë të shtrirë në hapësirë dhe kohë, në dimesione shumë më të gjera dhe vizion që kapërcen në gjithë koloritin e ngjyrës jetë. Të ardhura këto vargje krejt natyrshëm, lirshëm dhe me shije estetike të lartë, plot konfiguracion dhe gjuhë figurative, përshfaqin atë dritë shpirti që rrezaton dhe mbetet herë tek një valë (ndjesi e lidhur me vetë misticizmin det), herë tek muzgu i thyer (muzë), herë tek dritëhija e zbehtë e natës përmes yjeve dhe hënës (përjetim) e herë tek lindja e diellit (ngjallja e notave shpresë). Sigurisht që në prurjen më të re ka një dinamikë më të gjerë zhvillimesh dhe për më tepër kjo vjen në konceptin metafizik, këndvështrim ky që ndërthuret me një botë përfytyruese drejt koshiencave të reja dhe ideimit bashkëkohor. Ajo që vlen të veçohet është universaliteti i mendimit, njehësimit të realiteteve me tërësinë njerëzore, pa kufij, pa limite, në hapësirë shumë më të gjerë duke unifikuar jo vetem qëndrimin koherent, por dhe dhënien e mesazheve në gjithë këtë diversitet traditash të shkruara e kulturash. I gjithë vëllimi poetik përshkohet kryesisht nga boshti lirik, jo në format dhe zhargonet klasike, por as në spektrin e ngjye-rave më të ndezura, dhe i konstruktuar kryesisht në vargje të lira shpreh elokuencë dhe ndjesi që e lartëson dhe më shumë dashurinë njerëzore, si ndjenjë, vlerë etike dhe morale.

 

Marjeta Shatro

Larmia poetike prek dhe tematikën tjetër, atë të dashurisë për atdheun dhe kjo kryesisht e sintetizuar tek përpjekjet atdhetare për të unifikuar idetë e mëdha kombëtare, kaq aktuale dhe sot, por pa përjashtuar këtu dhe psikologjinë e përditësisë jetë, gjithmonë me qëllimin për të evokuar më shumë virtyt, më shumë humanizëm dhe shumë më tepër vlera qyteare e shoqërore (sfida këto me të cilat përballet gjithë njerëzimi).
Dhe kështu autorja, herë me gjuhën e imazheve, herë përmes tablove jetë të gërshetuara në mori ngjyrash, herë nëpërmjet figuracionit artistik, herë muzikalitetit fjalë të shtrirë përmes partiturave tinguj, shpreh shumë më tepër ide dhe qëllime, gjithmonë në alternim me ndjesitë e brendshme, për një moderaturë gjithmonë e më kreative për të nesërmen.
Për më tepër le të ndalemi në disa vargje, ilustrim ky që hedh ditëhije rreth krimtarisë së autores, si mishë-rim, fuqi vargu dhe shprehjeje në konceptin filozofik, por dhe si ndërgjegje dhe vetëdije në referim me gjithë zhvillimet kohore.

“Mes një bote verbuese jetojmë
nën tingujt më të thellë përplasur kufijve
hapësirave boshe rendur si hije
fshehur pas vetvetes
ndrydhur,
e ringritur për të krisur globin e dhimbjes.

Mirëpresim tjetër agim të nesërmen
me shpresën e re
të shekullit ndryshim
Ngadhënjimtarë horizonteve të ndritur.”

Duke bërë një referim të shkurtër rreth poetikës së autores Marjeta Shatro – Rrapaj kuptojmë se kufijtë e mendimit nuk njohin hapësirë dhe të përplasur mes tyre, ringrihen nga vetvetja për të krisur gjithë dhimbjen kohë, duke mbjellur tjetër dritë për të nesërmen, perspektivën e besimit dhe shpresës në shekullin e ri, ngadhënjyes gjer në shenjtëri.

Agron SHELE

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s